Në një mbrëmje gala, traditë tashmë në Kosovë, organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, “THE BEST OF KOSOVO 2024”, u ndanë çmimet për bizneset dhe sipërmarrjet më të suksesshme në vend.
SIGAL Kosova është vlerësuar me çmimin “Tatimpaguesi i Vitit 2024″, vlerësim që e merr pej disa vitesh rradhazi.
“Në mbrëmjen prestigjioze të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, SIGAL UNIQA Group Austria, kompania lider e sigurimeve në Kosovë, është vlerësuar edhe një herë me çmimin “Tatimpaguesi i Vitit 2024”.
Ky vlerësim vjen si një dëshmi e përkushtimit dhe angazhimit tonë të vazhdueshëm ndaj çdo klienti dhe përgjegjësie që kemi si kompani.
Marrja e këtij çmimi për disa herë radhazi vetëm sa forcon vendosmërinë tonë për të përmirësuar shërbimet tona dhe për të vazhduar të kemi një ndikim pozitiv.
Ne jemi thellësisht të nderuar nga kjo njohje dhe mbetemi plotësisht të përkushtuar që të shërbejmë me profesionalizëm, duke ruajtur vlerat tona dhe duke kontribuar në rritjen e ekonomisë së Kosovës“, shkruan kompania në rrjetet sociale.
Në 21 vite të ekzistencës së saj në tregun e sigurimeve në Kosovë, SIGAL është jo vetëm kompania më e besuar e sigurimeve por edhe paguesi më i madh i dëmeve, në një vlerë prej rreth 100 milionë eurosh në vite.
SIGAL Kosova është gjithashtu një kontribues i rëndësishëm i jetës sociale në vend, me fokus të veçantë shëndetësinë, edukimin, sportin, artin dhe kulturën.
– Sponsor Gjeneral i Klubit të Basketbollit “SIGAL Prishtina” që prej vitit 2005;
– Sponsor i Federatës së Futbollit të Kosovës;
– Sponsor i Përfaqësueses së Kosovës;
– Sponsor i Federatës së Basketbollit të Kosovës;
Sonsor gjeneral i Superligës së Femrave në futbollin e Kosovës e cila quhet “SIGAL SUPERLIGA E FEMRAVE”.
Dhe shumë e shumë aktiviteteve të tjera.
LEXO EDHE: Orkestra e Harqeve “SIGAL UNIQA”, mbrëmje muzikore në Rahovec
SIGAL Kosova u krijua në vitin 2003 duke shënuar zbatimin e strategjisë për ndërkombëtarizimin e SIGAL sh.a (themeluar në vitin 1999 në Tiranë) përmes blerjes së një shoqërie ekzistuese sigurimi.
SIGAL Kosova është kompania më e madhe e sigurimeve në Kosovë dhe në 10-mujorin 2024 zotêronte 14.03% të primeve të Sigurimeve të Jo-Jetës nga 10 kompani që operojnë në treg.
LEXO EDHE: 10-mujori 2024/ SIGAL udhëheq tregun e sigurimeve edhe në Kosovë
SIGAL ka shtrirë shërbimin e saj si për nga numri i produkteve që ofron ashtu edhe gjeografikisht përmes dhjetra degëve dhe agjencive të veta në gjithë Kosovën: në Deçan, Dragash, Elezit, Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Gllogoc, Istog, Kaçanik, Kamenicë, Klinë, Lipjan, Malishevë, Mitrovicë, Obiliq, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Rahovec, Shtërpcë, Shtime, Skenderaj, Suharekë, Viti, Vushtrri, Xërxë.