14.5 C
Tirana
Wednesday, February 5, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBig Brother Vip Albania 4/ Disa nga emrat e banorëve do ju...

Big Brother Vip Albania 4/ Disa nga emrat e banorëve do ju çudisin

Duket se këtë vit Big Brother Albania Vip do jetë ‘flakë’. Këtë e themi, pasi mësuam disa nga emrat e banorëve që do jenë pjesë e shtëpisë së famshme.

Përveç katër njerëzve të zakonshëm, e cila do jetë edhe risia e këtij viti, duket se organizatorët kanë ‘goditur’ në shenjë me kastin.

Mësohet se në listë është Alfred Cako. Shumë i njohur për teoritë e tij konspirative, askujti nuk i shkonte në mendje që Cako do ishte një nga banorët e Big-ut këtë vit.

Soni Malaj thuhet se do i bashkohet gjithashtu shtëpisë së famshme, e pasuar nga Klajdi Musabelli.

Një tjetër emër që pritet të bëjë ‘zhurmë’ aty brenda është ai i aktores së famshme Olta Daku. Me tipin dhe humorin që ka, pritshmëritë për Otën janë shumë të larta.

Një bukurosh si vëllai i futbollistit të njohur Klaus Gjasula, Jurgen Gjasula, me siguri do jetë një figurë shumë e pëlqyer nga publiku femëror. Ai u pëlqye jo pak gjatë kampionatit europian që lamë pas, kur ishte i ftuar në studio të ndryshme televizive.

Renee Reffo është përfolur edhe më herët, njësoj si Dori dhe Devi, ish-prezantuesit e Fiks Fare dhe Eros Grezda, bukuroshi i futbollit.

Nga ana tjetër, ish-bashkëshortja e Ledri Vulajt do jetë një tjetër emër që do i bashkohet shtëpisë së Big Brother. Sara Hoxha konfirmohet si banore dhe pritshmëritë janë të larta, duke qenë se do ketë shumë për të treguar.

Xhani Demika, i cili njihet si menaxher artistësh do jetë një tjetër emër që do i bashkohet produksionit të famshëm, por edhe Akili, një aktor i ri dhe shumë premtues i ‘Portokalli’.

Në natën e hapjes thuhet se do jenë gjithsej 20 banorë, por dihet që numri ndryshon nga java në javë.

Big Brother VIP 4 starton brenda muajit dhjetor.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat