11.5 C
Tirana
Wednesday, December 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKriza e pensioneve/ Ponari: Ja avantazhet e një "Kolone të dytë" të...

Kriza e pensioneve/ Ponari: Ja avantazhet e një “Kolone të dytë” të detyrueshme

Në një intervistë për revistën “Monitor”, CEO i “SIGAL UNIQA Invest“, fondi më i madh i pensioneve në Shqipëri për nga numri i aseteve, Elvis Ponari shprehet, ndër të tjera se, “kolona e dytë” e pensioneve, e detyrueshme, mund të ndihmojë për të zbutur disa nga problemet e skemës aktuale dhe mund të jetë një element i rëndësishëm në diversifikimin e të ardhurave gjatë moshës së pensionit.

Sipas tij, aplikimi i një kolone të dytë të detyrueshme do të sillte avantazhe si:

– deversifikimi i burimeve të pensionit,

– reduktimi i presionit mbi shtetin,

– stimulimi i individëve për kursim afatgjatë,

– rritja e bazës së aseteve të investueshme në ekonomi.

Ponari shton se, aplikimi i kolonës së dytë po funksionon mirë në disa vende te rajonit.

Lidhur me financimin e kësaj kolone, ai mendon se zgjidhja më e mirë mund të jetë një rritje e lehtë e masës së kontributeve të sigurimeve shoqërore për punëdhënësit e punëmarrësit.

PJESË NGA INTERVISTA

Monitor: Cilat do ishin avantazhet dhe disavantazhet e aplikimit tl një kolone të dytë të deyrueshme në sistemin e pensioneve? Besoni se aplikimi i një kolone të dytë do të zgjidhte ne afat të gjatë problemet me skemën aktuale?

E.Ponari: Zhvillimi dhe aplikimi i një kolone të dytë të detyrueshme në sistemin e pensioneve është një temë që po diskutohet gjithnjë në vendet që përballen me sfida në financimin afatgjatë të skemave të tyre të pensioneve shtetërore. 

Një kolonë e dytë e detyrueshme do të nënkuptonte që, perveç kontributeve në skemën trafidicionale shtetërore të pensionit (kolona e parë) , individët do të kontribuonin në një fond privat të menaxhuar që do të synonte të diversifikonte burimet e të ardhurave në moshën e tretë. Kjo qasje ka avantazhet dhe disavantazhet e veta dhe vlerësimi i saj përfshin shumë faktorë. 

Avantazhet e aplikimit të një kolone të dytë të detyrueshme do te ishin: 

1. Diversifikimi i Burimeve te Pensionit

Duke kontribuar në një fond privat, të pavarur nga buxheti i shtetit, individët do të kishin një shtesë mbi pensionin shtetëror dhe më shumë burime të ardhurash gjatë pensionimit. 

2. Reduktimi i Presionit mbi Skemën shtetërore

Një kolonë e dytë do të ndihmonte në uljen e presionit mbi skemën e pensioneve shtetërore, duke zbutur efektin që ka plakja e popullsisë në buxhetin e shtetit. 

3. Rritja e Aseteve të Investueshme

Fondet e kolonës së dytë do të investoheshin në ekonomi, çka do të rriste asetet investuese dhe mund të ndihmonte në zhvillimin ekonomik afatgjatë, duke sjellë më shumë punësim dhe rritje. 

4. Stimulimi për Kursim Afatgjatë

Një kolonë e dytë e detyrueshme krijon një kulturë të kursimit afatgjatë dhe përgjegjësi për të ardhmen, duke forcuar stabilitetin financiar të individëve në periudhën e daljes në pension. 

Skema aktuale e pensioneve në Shqipëri po përballet me një krizë serioze. Sfida kryesore që vendi po përjeton eshte deficiti dramatik në sistemin e sigurimeve shoqërore duke mos përjashtuar edhe mungesën e të ardhurave të mjaftueshme në arkën e shtetit për të mbështetur rritjen e pensioneve. 

Shumë biznese ende nuk paguajnë sigurimet shoqërore në përputhje me pagat reale te punonjësve, duke lënë një boshllëk të theksuar në fondet publike. Pasi juk kanë besim te pesioni shtetëror. Ndërsa Kolona e Dytë ose pensioni nga punësimi, i administruar privatisht është një sistem që funksionon paralelisht me sistemin e Kolonës së Parë. 

Ajo bazohet në kursimet e individëve të cilët mblidhen dhe menaxhohen në llogaritë personale të kursimeve të pensionit, duke garantuar një pjesë shtesë të të ardhurave kur qytetarët dalin në pension. Aplikimi i një kolone të dytë do të ulte informalitetin.

LEXO EDHEVIDEO/ Flasin përfituesit e pensionit më SIGAL: Shumë e leverdisshme dhe e domosdoshme

*Intervista e plotë në numrin e rradhës së “Monitor

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat