Numri i pasagjerëve në aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA) vazhdon të rritet.
Vetëm në tetor, numri i pasagjerëve u rrit me 48% në vit, në 936,521, tha TIA në një njoftim të hënën. Ndërsa në 10-mujorin 2024 numri është rritur me 54% krahasuar me janar-tetor 203.
“Wizz Air” rezulton linja ajrore e preferuar e pasagjerëve në periudhën janar-tetor, duke mbajtur 53.6% të tregut shqiptar të fluturimeve, e ndjekur nga “Ryanair” me 22.3% dhe “Air Albania” me 3.5%.
Në vitin 2023, TIA priti 7.26 milionë pasagjerë, 40% më shumë se një vit më parë.
LEXO EDHE: Destinacionet më të mira dimërore me 15% zbritje/ Por mos harroni “Shëndet në Udhëtim”