14.5 C
Tirana
Thursday, December 12, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMoti i keq në Greqi/ Autoritetet shpallin emergjencën në dy ishuj

Moti i keq në Greqi/ Autoritetet shpallin emergjencën në dy ishuj

Gjendje të jashtëzakonshme ka shpallur qeveria greke për ishujt, Rodos dhe Limnos pas valës së motit të keq me emrin “Bora” që goditi shumë zona të vendit me reshje të vrullshme dhe erëra të fuqishme.

Në Rodos ende banorët pastrojnë shtëpitë e përmbytura dhe rrugët me baltë. Dhjetëra biznese dhe makina janë dëmtuar, ura janë shembur dhe pjesë të mëdha të rrjetit rrugor janë shkatërruar plotësisht.

Ndërkohë ka shkuar në tre numri i viktimave të shkaktuara nga moti i keq që preku kryesisht përveç ishujve të Rodosit dhe Limnos edhe gadishullin e Halkidikisë dhe Selanikun.

Në zonën e Sithonisë është gjetur pas 8 orësh i vdekur një 48 vjeçar i cili ka humbur jetën nga hipotermia pasi rrëshqiti dhe mbeti brenda në makinë në një kanal me ujë, kur rruga u përmbyt.

Vetëm brenda 40 orëve të fundit , shërbimi zjarrfikës iu përgjigj mbi 3000 thirrjeve për ndihmë në lidhje me motin ekstrem, ku shumica tyre vinte nga Rodosi, Selaniku dhe Halkidhikia.

Në shumë komuna të kësaj zone ka shtëpi dhe biznese ende të përmbytura, ndërsa balta dhe materialet inerte kanë përfunduar mbi rrugë dhe mbi makina.

Në Selanik ka ende probleme me furnizimin me energji elektrike dhe disa rrugë janë të përmbytura.

Edhe tuneli i Tempit në Thessali mbetet i mbyllur për shkak të përmbytjeve dhe linja hekurudhore nuk funksionon.

LEXO EDHEBanka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në 10 vjet përballë ndryshimeve klimatike

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat