Meteorologia Tanja Porja bën të ditur se gjatë ditës së sotme do të shtohen vranësirat, por nuk do të ketë reshje, ndërsa temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë.
Pas 72 orësh, parashikohet që të kemi rikthim të reshjeve të shiut në vend.
“Një ditë më e ngrohtë, e vrenjtur, por edhe sot nuk do të ketë reshje. Termometri ka shënuar një rritje prej dy gradë.
Me gjithë shtimin e vranësirave në territor, termometri ka shënuar një rritje të lehtë. Vranësirat do të jenë më të shpeshta gjatë ditës së sotme, kryesisht në veri dhe në qendër, kthjellët do të jetë në perëndim.
Era do të fryjë e lehtë në veri dhe veriperëndim. Nga nesër në vijim, masa të ngrohta dhe të lagështa vijnë drejt territorit tonë. Reshjet do të kthen pas 72 orësh”, shprehet Porja.
LEXO EDHE: Në Shqipëri dhe jashtë saj/ Me “SIGAL UNIQA AutoSOS”, të qetë dhe të sigurtë në çdo destinacion