Pak minuta reshje në Vlorë dhe disa prej rrugë e kryesore të qytetit pak nga pak po pushtohen nga uji.
Problematika deri më ta problematikat janë në rrugën Gjergj Araniti, rruga Kosova pranë universitetit të Vlorës si dhe zona pranë biblotekes “Shefaqe Musarai”.
Deri më tani zona e Albano dhe Rominës nuk ka shfaqur problematika, shkruan A2 CNN.
Intensiteti i reshjeve të shiut është në rënie por parashikohet që në orët në vijim të kemi të tjera reshje me intensitet të lartë.
Kujtojmë se pak javë më parë, pjesa më e madhe e qytetetit të Vorës u pushtua nga uji, pas reshjeve të shiut me intensitet të lartë, që krijuan edhe shumë problematika për qytetarët.