10.5 C
Tirana
Friday, November 15, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEdhe Banka e Shqipërisë shpreh shqetësimin për pensionet: Duhet riparë skema

Edhe Banka e Shqipërisë shpreh shqetësimin për pensionet: Duhet riparë skema

Zv.Gvernatorja e Bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxhiozi, duke dhënë opinionin e institucionit të saj mbi buxhetin e vitit 2025 ndër të tjera evidentoi një nga rrisqet që është skema e pensioneve.

Sipas saj, qeveria duhet ta rishohë këtë skemë duke marrë në konsideratë edhe treguesit që dolën nga censusi i fundit mbi largimet dhe plakjen e popullsisë.

Zhvillimet aktuale kanë nxjerrë në pah nevojën e rishikimit të skemës së pensioneve. Skema e pensioneve po sfidohet fort nga ndryshimet demografike, plakja e popullsisë dhe emigrimi i krahut të punës. Mbështesim qeverinë në një skemë të re në përputhje me skemat e BE-se. Skemën e pensioneve duhet t’a rishikojmë sepse bëhet rrezik potencial për ritmin e rritjes ekonomike”, u shpreh Minxhozi.

1 në 5 shqiptarë sot është i moshuar. Nga rreth 2.4 milionë qytetarë në total, më shumë se 473 mijë janë mbi 65 vjeç. Ndërkohë, Banka Botërore, bashkë me Fondin Monetar Ndërkombëtar janë duke ndihmuar Ministrinë e Financave për të rishikuar skemën e pensioneve.

LEXO EDHEImplementimi i “Kolonës së Dytë”, rrugëdalja e vetme nga kriza e pensioneve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat