Një tërmet i fortë me magnitudë 4.9 Rihter është regjistruar në Turqi paraditen e kësaj të premteje.
Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare tërmeti u regjistrua në rajonin e Turqisë Qendrore në zonën e Malateas.
Tërmeti i cili u ndje në Doganşehir si dhe në zonat përreth, shkaktoi panik te qytetarët.
Sipas të dhënave fillestare, nuk ka raportime për dëme materiale, apo pasoja në njerëz.
LEXO EDHE: Si të jemi të mbrojtur nga tërmetet/ Këshilla për sigurinë familjare