9.5 C
Tirana
Saturday, November 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Pionier i mbrojtjes së mjedisit"/ UNIQA merr certifikatat "EMAS" dhe "ISO 14001"

“Pionier i mbrojtjes së mjedisit”/ UNIQA merr certifikatat “EMAS” dhe “ISO 14001”

• Një moment historik në rrugën drejt emetimeve neto zero deri në vitin 2040

• EMAS dhe ISO 14001 të prezantuara në të gjitha vendet e shitjes në Austri

• Shoqëria e parë austriake e sigurimeve që merr këto certifikata prestigjioze.

 

“UNIQA Insurance Group” po vijon synimin për të arritur emetimet neto zero në biznesin e saj të sigurimeve në Austri deri në vitin 2040.

 

Kompania ka marrë masa të shumta për ta arritur këtë vitet e fundit dhe deri tani ka arritur një moment historik të ri në mbrojtjen e mjedisit: sistemet e njohura ndërkombëtare të menaxhimit mjedisor “EMAS” dhe “ISO14001”, të cilat janë prezantuar në të gjitha vendet e shitjes në Austri.

 

Në UNIQA, shërbimet mjedisore bashkohen në një qasje holistike dhe përmirësohen sistematikisht.

 

Prej 5 nëntorit, UNIQA ka certifikatën “EMAS”, e cila iu dha nga Agjencia Federale e Mjedisit me rastin e konferencës së menaxhimit mjedisor.

 

Wolf Gerlach, Shef i Operacioneve, të Dhënave dhe IT në UNIQA Group AG, nënvizon rëndësinë e këtij momenti të ri historik:

Me prezantimin e suksesshëm të EMAS dhe ISO 14001, UNIQA po merr një rol pionieri. Ne jemi kompania e parë austriake, e listuar e sigurimeve që kemi ndërmarrë këtë hap, një vit më herët se sa ishte planifikuar nga Green Finance Alliance.

 

Anna Kraus, oficere mjedisore dhe menaxhere e projektit EMAS në UNIQA, shton: “Për ne, certifikata EMAS është edhe urdhër, edhe dokument. Është misioni ynë që të vazhdojmë të punojmë me përkushtim të plotë në një UNIQA që mbron mjedisin dhe përdor burimet me maturi. Dhe kjo është dëshmi se ne kemi ndërmarrë hapat e duhur në të kaluarën.”

 

Ne kemi hedhur një themel të fortë me zbatimin e EMAS, por ky është vetëm fillimi. Ne vazhdojmë të përpiqemi të reduktojmë vazhdimisht konsumin tonë të energjisë elektrike dhe ngrohjes. Në terma afatgjatë, ne duam të largohemi nga nafta dhe gazi për furnizim me ngrohje në vendet tona të shitjes. Një fokus tjetër është shmangia e mbetjeve dhe rritja e shkallës së ndarjes. Tani ne kemi progresin tonë të kontrolluar çdo vit nga ekspertë të jashtëm mjedisor”.

 

Menaxhimi i suksesshëm mjedisor UNIQA ka arritur tashmë shumë suksese në kuadrin e menaxhimit mjedisor. Prej këtij viti të gjitha pikat e shitjes në Austri janë furnizuar ekskluzivisht me energji elektrike jeshile të çertifikuar me Ecolabel 46.

 

Konsumi i energjisë elektrike dhe nxehtësisë është ulur ndjeshëm gjatë viteve të fundit përmes monitorimit të energjisë, ndriçimit LED dhe optimizimeve në zonat e ngrohjes dhe ajrit të kondicionuar, përqindja e makinave elektrike në flotë është tashmë 65%.

 

Përveç kësaj, çdo vend i tretë i shitjes ka një sistem fotovoltaik.

 

Për të shmangur mbetjet dhe për të rritur shkallën e ndarjes, në selinë qëndrore dhe në të 9 drejtoritë në Austri përdoren ishujt e grumbullimit të riciklimit.

 

Me nismën “Jashtë Naftës dhe Gazit”, sistemet e ngrohjes po ekologjizohen plotësisht, për shembull, nëpërmjet përdorimit të pompave të nxehtësisë, biomasës ose ngrohjes qendrore.

 

Një fokus tjetër është shmangia e mbetjeve dhe përmirësimi i ndarjes së mbetjeve. Fokusi në menaxhimin ekologjik të biznesit është gjithashtu pjesë e angazhimit vullnetar si pjesë e Aleancës Financiare të Gjelbër, një nismë e Ministrisë së Mbrojtjes së Klimës, anëtare e së cilës është edhe UNIQA.

 

“UNIQA Insurance Group”, kompani sigurimi me eksperiencë mbi 200-vjeçare, operon suksesshëm në 17 shtete të ndryshme të Evropës, ndërsa prej vitit 2007 është aktive edhe në Shqipëri, Kosovë e Maqedoninë e Veriut përmes “SIGAL UNIQA Group Austria”.

 

LEXO EDHEÇerekshekull histori suksesi/ Ponari: Shkrirja me “UNIQA”-n, ngjarja më e madhe për SIGAL; Brandstetter: E mrekullueshme dhe e pabesueshme ajo ç’ndodhi para 25 vjetësh

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat