6.5 C
Tirana
Saturday, November 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNdikimi ekonomik i përmbytjeve në Spanjë mund të arrijë në mbi 10...

Ndikimi ekonomik i përmbytjeve në Spanjë mund të arrijë në mbi 10 miliardë euro

Dëmet në qytetet e goditura nga përmbytjet në Spanjën lindore mund arrijnë në mbi 10 miliardë euro, thanë të martën përfaqësuesit e firmave lokale dhe një zyrtar i Bankës së Spanjës.

 

Të martën, qeveria caktoi rreth 10.6 miliardë euro për të ndihmuar viktimat e një prej përmbytjeve më të këqija të Evropës në dekada teksa  deri tsni 218 njerëz kanë humbur jetën dhe të tjerë janë ende të pagjetur.

 

“Kreditë e bankave për zonat më të goditura nga përmbytjet, kryesisht në rajonin e Valencias, do të rriteshin në rreth 13 miliardë euro për familjet dhe 7 miliardë euro për kompanitë”, tha Angel Estrada, kreu i stabilitetit financiar të bankës qendrore në Spanjë.

 

Në total, banka qendrore identifikoi 23,000 kompani me kredi të papaguara dhe 472,000 kredimarrës në ato rajone. Nga ato 150,000 ishin kontrata hipotekore për të cilat qeveria dhe bankat ranë dakord të ofronin moratoriume kredie.

 

Klientët do të kursehen nga pagesa e kësteve mujore për tre muajt e parë dhe do të paguajnë vetëm interesa për nëntë muaj shtesë për hipotekat e tyre.

LEXO EDHEA ja vlen kredia pa Sigurimin e Jetës?

Jose Vicente Morata, Kryetar i Dhomës së Tregtisë për rajonin e Valencias, tha se dëmi në zonën më të prekur të këtij rajoni do të rritet përkohësisht mbi 10 miliardë euro.

 

Estrada tha se ishte ende herët për të vlerësuar ndikimin e saktë ekonomik të përmbytjeve, megjithëse ai pranoi se kishte pasur një “shkatërrim më të rëndësishëm të kapitalit” sesa gjatë pandemisë COVID-19.

 

Ekspertët tregojnë se rreziqet klimatike po materializoheshin më shpejt se sa pritej dhe bankat tani duhet të fokusohen në matjen e rreziqeve fizike të përshpejtuara, si dhe në adresimin e rreziqeve të tranzicionit.

 

Mirenchu ​​del Valle, kryetar i shoqatës së sigurimeve të Spanjës, tha se përmbytjet e Valencias do të përfaqësonin “kërkesën më të madhe të dëmeve të Spanjës për një ngjarje klimatike”, pa vendosur një shifër të mundshme mbi të.

 

LEXO EDHEShtëpia, biznesi, makina…/ Si të mbrohemi financiarisht nga fatkeqësitë natyrore

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat