7.5 C
Tirana
Thursday, December 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetGripi i shpendëve, ISHP: Gatuani mirë vezët dhe mishin

Gripi i shpendëve, ISHP: Gatuani mirë vezët dhe mishin

Gripi i shpendëve i konfirmuar në disa ferma të Kasharit në Tiranë, nuk rezulton të ketë prekur qytetarë apo fermerë.

 

Instituti i Shëndetit Publik konfirmon se deri tani nga analizat e kryera në njerëz nuk ka raste të infektuar me  influencën aviare, H5N1.

 

Silva Bino, shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Publik  thotë se rreziku i infektimit nga shpendët tek njeriu është i lartë tek personat që kujdesen për rritjen e tyre.

Virusi transmetohet përmes kontakteve të afërta dhe spërklave të shpendit të sëmurë. Ndërsa shenjat e H5N1 te njeriu, fillimisht ngjasojnë me gripin e stinës, por rëndimi i frymëmarrjes dhe shfaqja e shenjave të tjera duhet të alarmojnë fermerin për të raportuar te mjeku situatën e tij.

 

Por me rishfaqjen e gripit të shpendëve Silva Bino këshillon qytetarët që vezët dhe mishin e shpendëve ta gatuajnë në temperature të larta.

 

Ekspertët e ISHP i bëjnë thirrje fermerëve dhe drejtuesve të pularive që asgjësimi i shpendëve të sëmura bëhet sipas protokolleve të duhura.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat