11.5 C
Tirana
Tuesday, December 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNë Shqipëri, një në pesë individë janë +65 vjeç

Në Shqipëri, një në pesë individë janë +65 vjeç

Popullsia e Shqipërisë është drejt plakjes. Faktorët ndikues të lindjeve, vdekjeve dhe migracionit ndërkombëtar/brendshëm sollën ndryshimin e strukturës së popullsisë, në Censusin e 2023.

Duke analizuar grupmoshën 50-69 vjeç në piramidën e popullsisë, vërehet një zgjerim që përputhet me një periudhë lindjesh midis mesit të viteve 1950-1970. Shqipëria gjatë kësaj periudhe është karakterizuar nga një rritje e normave të lindshmërisë, njohur si “baby boom”.

 

Norma të ulëta të lindshmërisë dhe trendi në rënie, kombinuar me emigracionin e popullsisë në moshë riprodhuese solli ngushtimin e bazës së piramidës së popullsisë.

 

Lindshmëria nën nivelin e zëvendësimit prej vitit 2001, rritja e jetëgjatësisë, si dhe migracioni mbeten faktorët kryesorë të plakjes së popullsisë.

 

Të dhënat e Cens 2023 tregojnë se një në pesë individë (19,7 për qind) janë 65 vjeç e lart, krahasuar me një në nëntë individë (11,3 për qind) në Censin e vitit 2011 dhe 7,5 për qind në Censin e 2001.

 

Tranzicioni drejt një popullsie më të vjetër vihet re edhe në raportet e varësisë. Raporti i varësisë së të rinjve pësoi rënie në 24,0 për qind nga 30,4 për qind vlerësuar në Censin e 2011, dhe raporti i varësisë së të moshuarve pësoi rritje në 30,4 përqind nga 16,7 për qind në 2011.

 

Analizuar në nivel qarku, Kukësi dhe Gjirokastra mbajnë pozicione të kundërta në termat e raporteve të varësisë: Kukësi ka raportin e varësisë së të rinjve më të lartë (31,8 për qind) dhe raportin më të ulët të varësisë së të moshuarve (19,9 për qind). Ndërsa, Gjirokastra ka raportin e varësisë së të rinjve më të ulët (19,0 për qind) dhe raportin më të lartë të varësisë së të moshuarve (46,1 për qind).

 

Mosha mesatare e popullsisë është 42,5 vite, nga 35,3 vite që ishte në Censin 2011.

 

Raporti gjinor i popullsisë rezulton 98,2, (numri i meshkujve për 100 femra). Ky raport është më i ulët se vlerësimi global i njohur (101,0), por më i lartë së raporti gjinor i EU-së, i vlerësuar në 2022 prej 95,64. Në moshat e vogla deri në 10 vjeç, numri i meshkujve tejkalon atë të femrave, me një raport gjinor më të lartë se 108. Ky raport përmbyset në moshat 40 dhe pas të 80-ve, me një rënie të madhe për shkak të jetëgjatësisë së lartë të femrave krahasuar me meshkujt. Raporti gjinor në popullsinë mbi 80 vjeç është 82,1, si dhe pesë në gjashtë individë të moshës 100 vjeç e lart janë femra.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat