3.5 C
Tirana
Saturday, November 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAMF, workshop për edukimin financiar në tregun e sigurimeve

AMF, workshop për edukimin financiar në tregun e sigurimeve

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF), me mbështetjen e Zyrës së Asistencës Teknike të Departamentit të Thesarit të SHBA, organizoi një workshop për të rritur edukimin financiar dhe njohuritë për tregun e sigurimeve.

 

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin përfaqësues të shoqërive të sigurimit, broker në sigurime, përfaqësues të organizatave që mbështesin biznesin e vogël, si dhe studentë të degëve të ndryshme.

 

Aktiviteti u zhvillua në kuadër të zbatimit të Strategjisë së AMF për Edukim dhe Përfshirje Financiare, me mbështetje të Zyrës së Asistencës Teknike (OTA), të Departamentit të Thesarit të SHBA.

 

Ekspertja e OTA-s prezantoi në workshop gjetjet dhe rezultatet nga diskutimet e zhvilluara në grupe të vogla të punës, si edhe nga takimet me grupet e interesit, për rritjen e edukimit financiar në Shqipëri.

 

Diskutimet në workshop u përqendruan edhe në përcaktimin e mekanizmave efikas për rritjen e informimit publik, si edhe dhënien e këshillave për konsumatorët në sigurime, për t’i ndihmuar ata të kuptojnë rreziqet dhe të zgjedhin mbulimin e duhur të sigurimit.

LEXO EDHETregu i sigurimeve për 9-mujorin 2024/ AMF: Pagesat e dëmeve rriten me 25.71% krahasuar me një vit më parë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat