9.5 C
Tirana
Friday, November 1, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPagesat nga kompanitë e sigurimeve/ Rritja e aksidenteve, 26% më shumë dëme...

Pagesat nga kompanitë e sigurimeve/ Rritja e aksidenteve, 26% më shumë dëme të paguara

Kompanitë e sigurimeve kanë paguar gjithsej 6.1 miliardë lekë dëme në periudhën janar-shtator 2024, ku pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik.

 

Sipas të dhënave më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, shoqëritë e sigurimeve kanë paguar rreth 4.6 miliardë lekë për sigurimet motorike.

 

Pagesat e dëmeve janë rritur me 25.7% krahasuar me periudhën janar – shtator 2023.

 

Numri i dëmeve të paguara është rritur me 7,336 duke arritur shifrën 53,561, nga të cilat 50,913 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të jo-Jetës dhe 2,648 nga shoqëritë e sigurimit të jetës.

 

Duke qenë se numri më i madh i kontratave dhe primeve të shkruara bruto është regjistruar për sigurimet në kategorinë e jo-jetës, edhe vlera e dëmeve të paguara është më e lartë në aktivitetin e jo-jetës.

 

Kështu, rreth 5.5 miliardë lekë dëme janë paguar për sigurimin motorik, të pronës dhe aktivitetet e tjera që nuk lidhen me jetën e individit, ndërkohë që vetëm 253 milionë lekë dëme janë paguar nga sigurimi i jetës.

 

LEXO EDHE: SIGAL UNIQA, lidere e tregut të sigurimeve në Shqipëri

 

Fakti që thuajse 74% e totalit të dëmeve të paguara bruto i takon sigurimit motorik është reflektim i shifrave të larta të aksidenteve përgjatë këtij viti.

 

Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se në 8 muaj janë shënuar mbi 1365 aksidente, gati 41% më shumë se vitin e kaluar. Vetëm gjatë muajit gusht kanë ndodhur 173 aksidente rrugore, një rritje me 48% llogaritur me gushtin e 2023-it.

 

LEXO EDHE: 1,365 aksidente në 8 muaj/ Aksidentet përgjakin rrugët! 252 të aksidentuar vetëm në gusht

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat