19.5 C
Tirana
Friday, November 1, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTë mundësh kancerin/ Klodjana fitoi betejën më të vështirë sepse bëri kontrollet...

Të mundësh kancerin/ Klodjana fitoi betejën më të vështirë sepse bëri kontrollet në kohën e duhur

Klodjana Jani është vetëm 43 vjeçe dhe në fillim të këtij viti u diagnostikua me kancerin e gjirit.

 

Teksa konstatoi se diçka nuk shkonte me të, ajo bëri ekon e parë dhe më pas mamografinë prej të cilave rezultoi se nuk ishte diçka shqetësuese por ajo insistoi të bënte kontrolle të tjera derisa u diagnostikua me kancer gjiri në stadin e dytë.

 

Një moment tronditës që i mpiu gjymtyrët, që i ngriti shumë pikëpyetje por shumë shpejt ajo gjeti forcën për ta kaluar.

 

Falë diagnostikimit të hershëm lufta e saj me kancerin ka zgjatur vetëm pak muaj, kohë gjatë së cilës Klodjana vendosi të mos gjunjëzohet por të buzëqeshë, gëzojë, festojë dhe të jetë burim force për familjen e saj, djalin 17 vjeçar dhe vajzën 13 vjeçe, prindërit por edhe vajza e gra të tjera që njohu gjatë këtij rrugëtimi.

 

Klodjana është një burim frymëzimi me fisnikërinë e saj, forcën dhe energjinë, e që i jep zë një kauze shumë të fortë: Luftës për Jetën.

 

Rrëfimi i saj për “Top Channel”:

LEXO EDHE“Sigurimi anti-Tumor” dhe “Jetë Plus”/ Ponari shpjegon në “Wake Up” paketat e sigurimit që shpëtojnë jetë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat