8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKërkesa në rritje/ Sa e vështirë është të marrësh një kredi?

Kërkesa në rritje/ Sa e vështirë është të marrësh një kredi?

Në periudhën korrik-shtator, qytetarët kanë aplikuar për më shumë kredi në bankat e nivelit të dytë, ndikuar nga nevoja për blerjen e një apartamenti dhe mbulimin e shpenzimeve për konsum.

 

Çmimet e larta të tregut të banesave kanë bërë të mundur që blerja e një apartamenti të përballohet vetëm përmes kredisë dhe rritja e shpenzimeve mesatare mujore në 3.7% më shumë se vjet, kanë sjellë një kërkesë të shtuar për hua.

 

Por, si i janë përgjigjur bankat kësaj kërkese të shtuar?

 

Sipas një vrojtimi të kryer nga Bankës së Shqipërisë, rritja e kërkesës është shoqëruar me në një shkallë më të lartë të miratimit të kredive.

 

Bankat e nivelit të dytë kanë refuzuar më pak hua në tremujorin e tretë, nxitur nga historiku i regjistrit të kredive, historiku i punësimit dhe qëndrueshmërisë së individit në tregun e punës.

 

Megjithatë, kjo nuk nënkupton se miratimi i kësaj huaje nga banka ka qenë një proces i thjeshtë për qytetarin.

 

Perceptimi i rrezikut mbi aftësinë paguese të kredimarrësit ka bërë që bankat të shtrëngojnë standardet e kreditimit për qytetarët në tremujorin e tretë të vitit 2024, si në kreditë konsumatore, ashtu edhe në ato për blerjen e banesave.

 

Nga ana tjetër, vetëm trysnia e shtuar nga konkurrenca në sistemin bankar ka kontribuar në kahun lehtësues të standardeve të kreditimit për individët. Gjithashtu, kushtet dhe termat e përgjithshëm për kreditë dhënë individëve u shtrënguan në tremujorin e tretë.

 

Marzhet më të larta mbi kreditë me rrezik dhe kërkesat e rritura për kolateral (në kreditë për blerjen e banesave) patën ndikim shtrëngues në kushtet dhe termat e kreditimit për individët.

Edhe në muajt e mbetur të këtij viti parashikohet të ketë një rritje të kërkesës për kredi. Standardet e kreditimit për individët pritet të mbeten të shtrënguara, si në kreditë për blerjen e banesave, ashtu edhe ato për financimin e konsumit. /SCAN

LEXO EDHE: A ja vlen kredia pa Sigurimin e Jetës?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat