12.5 C
Tirana
Sunday, October 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMposhti sëmundjen e rëndë, mesazhi i gruas nga Gramshi

Mposhti sëmundjen e rëndë, mesazhi i gruas nga Gramshi

Vajzat dhe gratë të kontrollohen vazhdimisht, nuk duhet humbur kurajo dhe besimi”

 

Ishte një ditë e zakonshme kur Mahmudie Shuli nga Gramshi pikasi se mund të ishte prekur nga kanceri i gjirit.

 

Ajo tregon për Klan se shqetësimin e ndau fillimisht me kunatën e saj dhe menjëherë nisi ekzaminimet. Gjeti forcë dhe besimin se sëmundja do të mposhtet.

 

Mbështetja e familjarëve dhe terapia e ndjekur me rigorozitet nisën të japin efektet e para. Edhe pse pati momente të vështira si rënia e flokëve, ajo asnjëherë nuk u dorëzua. Me kalimin e ditëve ajo po përmirësohej.

 

Mahmudie Shuli, e shëruar nga kanceri i gjirit: Po vështirësia më e keqe ishte kur të binin flokët. Të gjitha keq ishte, edhe kur merrje kimioterapinë. Nuk ishte një sëmundje që e bëra vetë, s’ke çfarë i bën. Me shumë sakrificë. Tani kam qenë mirë.

 

Tashmë kjo histori i përket së shkuarës. 65-vjeçarja i është kthyer normalitetit duke punuar si banakiere në një nga lokalet e qytetit të Gramshit.

 

Për të gjitha gratë dhe vajzat ajo apelon që të kontrollohen sa më shpesh dhe t’i parapriijnë sëmundjes pasi kapja në kohë, kurajo dhe mjekimet kanë mjaft rëndësi.

 

Mahmudie Shuli, e shëruar nga kanceri i gjirit: Sa më shumë kontrolle. T’i vijmë rreth vetes vetë që të shtyjmë ca ditë sepse është shumë e vështirë.

LEXO EDHEVIDEO/ ‘Tetori Rozë’ në SIGAL UNIQA! Paketat më të mira të sigurimit dhe oferta që nuk duhet humbur

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat