Sipas saj do të kemi prezencë të reshjeve në skajin verior dhe veriperëndim, ndërsa temperaturat do të jenë 10-26 gradë celsius.
“Do të kemi 10-26 gradë celsius. Vranësirat fuqizohen gjatë ditës së sotme. Kemi prezencë të reshjeve në skajin verior dhe veriperëndim. Reshjet do të jenë të pakta. Kukësi, Pogradeci dhe Korça paraqiten mjaft ngrohtë në mesditë dhe vijim”.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 10/21°C
- Zonat e ulëta 14/24°C
- Zonat bregdetare 16/26°C
Por meteorologia thekson se fundjava do të sjellë rrebeshe të izoluara kryesisht në jug.
“Freskim i lehtë i motit. E diela sjell rrebeshe të izoluara, kryesisht në jug”, tha Porja.