9.5 C
Tirana
Saturday, November 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Pata dobësi, më çuan urgjent në Tiranë"/ Rrëfimi i gruas në Lezhë...

“Pata dobësi, më çuan urgjent në Tiranë”/ Rrëfimi i gruas në Lezhë dhe apeli i mjekes: Mos neglizhoni kontrollet për kancerin e gjirit

Në qarkun e Lezhës 20 gra e vajza janë diagnostikuar me kancer gjatë periudhes Janar-Shtator 2024.

 

Trendi mbetet thuajse i njëjtë gjatë pesë viteve të fundit.

 

Situata është prezantuar nga mjekja e Shërbimit Onkologjik në Spitalin Rajonal të Lezhës, e cila thekson se gratë e moshës mbi 50 vjeç janë më pak të interesuara për të kryer kontrollet periodike.

 

Unë shoh se mosha mbi 50 vjeç s’ka interes për kontrolle, por dhe mungesë informacioni. Në zonat rurale është më e theksuar, sepse ato s’kanë mundësi të vijnë. Gjithsesi i ftojmë të vijnë gjatë këtij muaji, pasi mamografia do punojë dhe të shtunën”, thotë për Report TV Bardha Gjoni, mjeke onkologe.

 

Apelit për kontrolle të shpeshta i bashkohen dhe gratë që janë prekur nga kjo sëmundje.

 

Kisha dobësi, këputje dhe shkova bëra vizitën. Mjeku tha se duhet të shkosh urgjent në Tiranë. Është faji im që nuk erdha më herët. U bëj thirrje të gjitha grave të mos neglizhojnë”.

 

Unë kam hasur me dorë gjendren në gji dhe kam ardhur këtu. Jam vizituar dhe po ndjek terapinë”.

 

Përgjatë tetorit rozë në Lezhë po zhvillohen një sërë aktivitetesh për parandalimin e kancerit të gjirit.

 

LEXO EDHEVIDEO/ ‘Tetori Rozë’ në SIGAL UNIQA! Paketat më të mira të sigurimit dhe oferta që nuk duhet humbur

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat