Në periudhën janar-gusht 2024, sektori i sigurimeve në Shqipëri u rrit me 6.64% në terma vjetorë në 16.3 miliardë lekë (165.5 milionë euro), shkruan SeeNews.
Segmenti i sigurimeve të jo-jetës u rrit me 6.49% duke arritur në 15 miliardë lekë prime të shkruara në 8 muajt e parë, sipas Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare (AMF).
Në të njëjtën kohë, segmenti i sigurimeve të jetës ka shënuar një rritje prej 9% duke arritur në 1.3 miliardë lekë prime të shkruara.
Totali i dëmeve të paguara të tetë siguruesve, që operojnë në Shqipëri, u rrit me 29% duke arritur në 5.6 miliardë lekë.