14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetErdoğan sot në Tiranë, rrugët që bllokohen

Erdoğan sot në Tiranë, rrugët që bllokohen

Ashtu si edhe çdo herë tjetër kur një delegacion, personalitet apo ekip vjen në Tiranë edhe këtë herë kryeqyteti do të bllokohet për shkak të vizitës së presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

 

Policia e Shtetit ka prezantuar një plan masash për vizitën e liderit turk dhe njofton qytetarët për rrugët që do të bllokohen gjatë së enjtes, kur Erdogan përveç takimeve zyrtare do të inaugurojë dhe xhaminë e re të Namazgjasë.

 

Drejtuesit e automjeteve të shfrytëzojnë autostradën e re Kashar – Rinas, për të qarkulluar në drejtim të aeroportit të Rinasit, pasi aksi i vjetër Kashar – Rinas nga ora 10:00 deri në 11:30, si dhe nga ora 17:00, deri në orën 18:00, të datës, 10.10.2024, do të jetë i bllokuar.

 

Rrugë të tjera që do të bllokohen janë:

 

Nga Rinasi – Qafa e Kasharit – Mbikalimi tek Casa Italia – nënkalimi te ish-sheshi “Shqiponja”, Unazë (Astir) – Rrethrrotullimi i Saukut, Rruga e Elbasanit.
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Ura te ish Hotel Dajtit deri te sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ibrahim Rugova” rruga “Ukraina e Lirë”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe rruga “Xhorxh Bush”.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat