20.5 C
Tirana
Friday, October 18, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFOTO/ Përgjegjësia sociale, "UNIQA" vlerësohet në Maqedoninë e Veriut

FOTO/ Përgjegjësia sociale, “UNIQA” vlerësohet në Maqedoninë e Veriut

Që të jesh lider në treg dhe një kompani e standarteve evropiane nuk mjafton thjesht të sjellësh produktet më të mira dhe ti shërbesh në kohë klientëve atëherë kur kanë më shumë nevojë. Duhet të jesh edhe pjesë aktive e shoqërisë ku operon.

 

Dhe në Maqedoninë e Veriut këtë e bën më së miri “UNIQA”, kompania e sigurimeve, e cila i jep një rëndësi të veçantë përgjegjësisë sociale.

 

Për këtë qëllim kompania është vlerësuar edhe nga Oda  Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, në një aktivitet me temë “Përgjegjësia shoqërore e korporatave, filantropia dhe politikat qeveritare: Bashkëpunim për një shoqëri më të fuqishme”.

Gjatë eventit u promovua edhe edicioni i dytë i Librit të Bardhë, ku prezantohen tema nga filantropia dhe përgjegjësia sociale e kompanive në Maqedoninë e Veriut.

 

Libri i Bardhë promovon aktivitetet e kompanive anëtare dhe inkurajon anëtarët e saj, por edhe bizneset në përgjithësi, për një qasje më të drejtpërdrejtë ndaj tematikave të rëndësishme shoqërore.

 

Kompania e sigurimeve “UNIQA AD Shkup” është pjesë e grupit më të madh të sigurimeve në rajon “SIGAL UNIQA” dhe grupit austriak “UNIQA INSURANCE GROUP“.

 

Ajo operon në tregun maqedonas të sigurimeve prej 19 vitesh tashmë duke shënuar suksese të jashtëzakonshme.

 

Shërbimi profesional ndal klientit, produkte më të mira dhe novatore dhe pagimi në kohë i dëmeve e bëjnë atë një emër të besueshëm për qytetarët dhe bizneset në Maqedoninë e Veriut.

 

UNIQA, jetojmë më mirë së bashku

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat