0.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetISHP: Në 2023 u regjistruan 744 raste me kancer të gjirit

ISHP: Në 2023 u regjistruan 744 raste me kancer të gjirit

“Më të shumta në zonat urbane. Kryeson Berati dhe Elbasani”

 

Sipas Institutit të Shëndetit Publik në vitin 2023 janë evidentuar 744 raste me kancer të gjirit, shifër e cila ka ardhur në rritje vit pas viti.

 

Alban Ylli, Specialist në ISHPNëse në 2023 kemi kapur 744 raste të reja, numri më i lartë i rasteve që kemi kapur në Shqipëri ka qenë rreth 720. Në shumicën e viteve kemi qenë rreth 700 dhe në vitet 2015 kemi qenë rreth 600-650 raste të reja të hasura cdo vit.

 

Risku më i lartë për prekjen nga kanceri i gjirit theksojnë specialistët është ai në zonat urbane se sa në ato rurale.

 

Alban Ylli, Specialist në ISHPËshtë e dukshme, e qëndrueshme dhe e padiskutueshme është dallimi fshat qytet. Ruisku në zonat urbane të Shqipërisë është disa herë më e lartë se në zonat rurale që edhe kjo ëhstë në grimcë tjetër në atë mozaikun e pamjes globale të këtij kanceri. Risk më të lartë kemi pasur në Berat, Fier ndërkohë që dy vitet e fundit kemi pasur në Korrcë dhe në Elbasan.

 

Sipas Institutit të Shëndetit Publik numri i grave që e kanë humbur betejën me jetën nga kjo sëmundje në 2023 ishte 226.

 

LEXO EDHEVIDEO/ ‘Tetori Rozë’ në SIGAL UNIQA! Paketat më të mira të sigurimit dhe oferta që nuk duhet humbur

 

Sëmundjet kancerogjene kanë shënuar rritje edhe në Shqipëri.

Rreth 7 mijë raste të reja me kancer diagnostikohen çdo vit në vendin tonë.

Kanceri i mushkërive dhe i gjirit kryeson në shifrat e të prekurve, ndërsa nuk mbeten pas edhe rastet tumorale të lëkurës.

Shtrimet në spital në sistemin shëndetësor publik nga sëmundjet kanceroze dhe tumorale kanë ardhur në rritje të vazhdueshme si për meshkujt edhe për femrat.

 

Sëmundjet tumorale mbeten shkaku i dytë më i shpeshtë i fataliteteve, duke shkaktuar rreth 16% të vdekjeve çdo vit.

 

LEXO EDHEGjithmonë një hap përpara/ SIGAL UNIQA sjell në Shqipëri risinë më të fundit mjekësore

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat