5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKëshilli i Byrove: Edhe 3 muaj nga pranimi i "Kartonit Jeshil" në...

Këshilli i Byrove: Edhe 3 muaj nga pranimi i “Kartonit Jeshil” në formatin elektronik

Duke filluar nga 1 janari 2025, autoritetet shtërore janë të detyruara të pranojnë Certifikatat Ndërkombëtare të Sigurimeve Motorike (IMIC), të njohura gjithashtu si ‘Karton Jeshil’, në format fizik ose në formatin elektronik, PDF.

Sistemi i “Kartonit Jeshil” lehtëson lëvizjen e lirë të trafikut rrugor ndërkufitar duke hequr barrierat në 48 vende të ndryshme në Evropë dhe Afrikën e Veriut.

Vlerësohet se deri në 500 milionë automjete rrugore janë të pajisura me këtë liri në të gjithë zonën e Kartonit Jeshil.

Këshilli i Byrove (COB) është organizata ndërkombëtare përgjegjëse për “Kartonin Jeshil”, e përbërë nga 60 organizata anëtare.

 

Shtetet anëtare të Sistemit ku vlen “Kartoni Jeshil”:

 

Belgjikë, Zvicër, Republika Çeke, Danimarkë, Francë, Finlandë, Mbretëri e Bashkuar, Greqi, Irlandë, Luksemburg, Norvegji, Holandë, Suedi, Sllovaki, Gjermani, Itali, Spanjë, Hungari, Portugali, Serbi, Austri, Poloni, Turqi, Rumani, Izrael, Marok, Tunizi, Islandë, Bullgari, Maltë, Estoni, Kroaci, Slloveni, Maqedoni e Veriut, Bosnje Hercegovina, Andorra, Qipro, Moldavi, Ukrainë, Letoni, Bjellorusi, Lituani, Rusi, Mali i Zi, Azerbajxhan.

 

Përse duhet të pajisemi me “Karton Jeshil” kur udhëtojmë jashtë Shqipërisë?

 

Paisja me “Karton Jeshil” është i detyrueshëm për çdo mjet që udhëton jashtë Republikës së Shqipërisë (përjashtuar Kosovën).

Mospajisja e siguracionit “Karton Jeshil” ka penalitete ligjore në varësi të vendit ku udhëtoni.

Mungesa e “Kartonit Jeshil” është edhe shkak ligjor për refuzim të udhetimit nga policia vendase.

Por risku më i madh janë demet që mund ti shkaktohen palëve të treta nga drejtuesi i mjetit. Në pjesën më të madhe të shteteve nuk ka kufi ligjor për vlerën e dëmshpërblimit, por drejtuesi i mjetit duhet të paguajë vlerën e plotë të dëmit që ai shkakton, që mund të arrijë në miliona euro.

Kohëzgjatja e “Kartonit Jeshil” mund të jetë 15 ditë, 1 muaj, 3 muaj, 6 muaj ose 1 vit, në varësi të ditëve të qëndrimit tuaj jashtë Shqipërisë.

 

Mos udhëtoni kurrë pa patur më parë siguracionin “Karton Jeshil” me vete pasi një dëm i vogël mund të ketë kosto aq të madhe sa të mos përballohet edhe gjatë gjithë jetës suaj…

 

BLI ONLINE Siguracionin “Karton Jeshil” në pak minuta KËTU

LEXO EDHE954 milionë dëme të paguara/ 8-mujori 2024, SIGAL UNIQA, nr.1 edhe në sigurimet e makinës

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat