14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSëmundjet kardiovaskulare, edhe Shqipëria në zonën e kuqe

Sëmundjet kardiovaskulare, edhe Shqipëria në zonën e kuqe

Sëmundjet kardiovaskulare janë vrasësi numër një në botë.

 

Ataku në zemër, goditjet në tru dhe insuficenca kardiake u marrin jetën më shumë se 21 milionë njerëzve në vit.

 

Edhe Shqipëria ka hyrë në zonën e kuqe për rritjen e rasteve me sëmundje kardiovaksulare edhe tek moshat e reja.

 

Sipas të dhënave zyrtare nga ISHP dhe OBSH, 4 në 5 vdekje janë sëmundjet kardiovaskulare  janë si pasojë e goditjeve në zemër dhe goditjeve në tru.

 

Ditën Botërore të Zemrës, Shefi i Shërbimit të Kardiokirurgjisë në QSUT, altin veshti thotë se edhe në Shqipëri po ulet mosha e të prekurve nga problemet kardiake.

 

“Kultura mjekësore për kontrolle të zemrës, në moshën 40-50 edhe më parë, sepse kemi një ulje të moshës së problemeve me zemrën”, thotë ai.

 

Përveç faktorit genetik janë një sërë faktorësh të tjerë që po ndikojnë në rritjen e sëmundjeve kardiovaskulare.

 

“Trashëgimia po ashtu, duhani, diabeti, aktiviteti fizik, jeta sedentare, yndyrnat”, shprehet ai.

 

10 mijë persona humbin jetën çdo ditë në Europë për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare.

 

Sipas një raporti të fundit të OBSH-së për Europën, ku bën pjesë edhe Shqipëria, shkaku kryesor është hipertensioni apo i njohur ndryshe si presioni i lartë i gjakut.

LEXO EDHEPse ‘check up’-et janë të rëndësishme për shëndetin? Çfarë ofron SIGAL UNIQA

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat