22.5 C
Tirana
Tuesday, September 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Hiq kallëzimin, merr lekët"/ Aksidentohet në punë, firma mundohet të fshehë ngjarjen....

“Hiq kallëzimin, merr lekët”/ Aksidentohet në punë, firma mundohet të fshehë ngjarjen. OPGj bën ndërmjetësin

Emisioni “Fiks Fare” solli rastin e një punëtori të një kompanie, i cili është dëmtuar në punë dhe firma kërkon të fshehu ngjarjen.

 

Jurgen Lekli tregoi për gazetarët e Fiksit se është dëmtuar në punë dhe firma nuk është përgjigjur për asgjë, madje ata po kërkojnë të fshehin ngjarjen.

Unë u dëmtova në këmbë, bërë 3 ndërhyrje te Spitali Ushtarak dhe firma nuk u përgjigj për asgjë. Në fillim më thanë shko në privat dhe mos deklaro dhe të të japim ne paratë, por kur nuk dhanë asgjë shkova në shtet dhe më vonë ju drejtova edhe policisë, por kuptoj se Oficeri i Policisë Gjyqësore po mban anën e tyre dhe kështu ata po dalin të pafajshëm, dhe mua nuk më kanë dhënë asgjë”, thotë Jurgeni i cili prej muajsh tani lëviz me patericë.

Fiksi solli takimin e të dëmtuarit me drejtorin e Inspektoriatit të Punës Durrës. Ky i fundit pranon se u lajmërua me vonesë për rastin dhe ka marrë dy masa administrative për kompaninë. Ndërkohë kërkon nga djali që t’i tregojnë raste të tjera aksidentesh në atë firmë në mënyrë që të rikontrollojnë.

Ndërsa inspektoriati i punës thotë se e ka bërë detyrën atëherë, djali takon dhe oficerin e policisë gjyqësore tek i cili janë bërë deklarimet.

OPGJ-ja i kërkon të dëmtuarit që bashkë me të të shkojnë tek kompania meqë drejtuesit e kësaj të fundit duan ta takojnë, por Jurgeni nuk pranon.

Fiksi solli takimin mes pronarëve të kompanisë të dëmtuarve dhe Oficerit të Policisë Gjyqësore, i cili e organizon takimin në një lokal afër komisariatit Shijak.

Edhe për mua është më mirë në një ambient asnjëanës”, dëgjohet t’i thojë ai të dëmtuarit në telefon kur lënë takimin.

Në bisedën e tyre, punonjësi i policisë i cili ka në dorë një kallëzim për kompaninën bën ndërmjetësin, duke i kërkuar të dëmtuarit që ta mbylli këtë gjë.

Madje i thotë të aksidentuarit që të marri paratë e ta mbyllin si çështje.

OPGJ-ja shprehet se ai ka ardhur vetëm si ndërmjetës në takimin që ai vetë organizoi në lokal për hatër të të dyja palëve që të mund të gjenin një dakordësi.

SIGURIMI NGA AKSIDENTET PËR PUNONJËSIT

Në Shqipëri çdo dy ditë një punëtor aksidentohet në vendin e punës.

Sipas të dhënave zyrtare, qindra persona janë aksidentuar në punë përgjatë vitit 2023 ndërsa dhjetëra kanë humbur jetën.

Aksidentet me pasojë vdekje në punë kanë si shkak kryesor rënien nga lartësia, moszbatimin e rregullores së sigurimit teknik apo dhe kontaktin me energjinë elektrike.

Fatalitetet janë regjistruar gjatë punëve në ndërtim, ndërmarrje prodhuese, miniera si dhe në disa sektorë të tjerë.

Ndërsa aksidentet më të shumta kanë ndodhur në ndërmarrje prodhuese, pasuar nga miniera dhe ndërtimi.

Ndaj të pasurit e siguracionit nga aksidentet për punonjësit është një domosdoshmëri për çdo kompani.

Sigurimi nga aksidentet do t’ju ndihmojë të përballoni situata të tilla urgjente dhe të mbuloni shpenzimet e paparashikuara.

Kushdo mund të lidhë një kontratë sigurimi vullnetar nga aksidentet duke lëshuar një policë në emër të tij ose për çdo person tjetër.

Sigurimi nga Aksidentet për Punonjësit, ofruar nga SIGAL UNIQA

Mbulimet kryesore:

– Humbje jete në rast aksidenti

– Paaftësi e përhershme në rast aksidenti

– Paaftësi e përkohshme (Shpërblim ditor)

– Shpenzime mjekësore në rast aksidenti

Kujt mund ti ofrohet:

– Të gjitha bizneseve (Ndërtim, Fasoneri, Gostimeri, pastrim, piceri, restorant etj)

– Të gjithë individëve (Hidraulik, Elektriçist, Punëtor ndërtimi, inxhinier, arkitekt, shofer)

Përfitimet kryesore:

– Garanci financiare për punonjësin për shpenzime mjekësore nga aksidenti

– Mbështetje për familjen e punonjësit në rast paaftësie apo humbje jete

– Vlerë për punëdhënësin që i siguron punonjësit

– Garanci për punëdhënësin që detyrimet e lindura i paguan siguruesi

Ky sigurim mbulon:

– Në rast paaftësie dhe humbje jete nga 500,000 deri në 3,000,000 Lekë

– Shpenzimet mjekësore ose shpërblim ditor në rast paaftësie të përkohshme si pasojë e një aksidenti.

Merrni një ofertë tani duke shkruar në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 0686062829

LEXO EDHE: Humbi jetën në minierë, SIGAL UNIQA dëmshpërblen familjen me 60 milionë lekë/ Ponari-bizneseve: Siguroni punonjësit tuaj!

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat