15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNë 8 muaj janë regjistruar mbi 69 mijë automjete/ Shtete nga ku...

Në 8 muaj janë regjistruar mbi 69 mijë automjete/ Shtete nga ku importojmë më shumë

Nga viti në vit, numri i makinave në Shqipëri rritet.

 

Referuar të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në harkun kohor të 8 muajve janë regjistruar mbi 69 mijë mjete në total.

 

Muaji korrik deri më tani shënon muajin me numrin më të lartë të mjeteve të regjistruara duke arritur në 10724 mjete.

Nga totali i gjithë regjistrimeve të mjeteve, peshën më të madhe e zënë autoveturat të cilat janë 58,193 të regjistruara deri më tani.

 

Ndërsa të ndara sipas vitit të prodhimit autovetura të regjistruara mbi 15 vite janë mbi 15 mijë të tilla, për ato që kanë 9-15 vite prodhim janë mbi 31 mijë, për ato 5-8 vite janë rreth 4600 mjete.

Por në trend rritës janë dhe autoveturat që janë regjistruar nga 0-4 vite prodhim, ku arrijnë në mbi 7400 të tilla.

Duke ju referuar të njëjta të dhënave, përsa i përket shtetit të origjinës, në këto 8 muaj, mjete të regjitruara nga Italia zënë vendin e parë në 12677 të tilla, por me një diferencë të vogël në 12159 mjete, janë në vend të dytë mjetet e regjistruara nga Korea.

 

Në vend të tretë janë ato nga Gjermania, më pas Zvicra dhe në vend të pestë renditen mjetet e regjistruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Sipas drejtorive rajonale, Tirana zë numrin më të lartë të regjistrimeve e cila arrin në 29.761 mjete.

 

Më pas Durrësi me 11.174 të tilla dhe drejtoria e Fierit zë vendin e tretë me 5.671 mjete të regjistruara për herë të parë. Ndërsa drejtoria e Gjirokastrës së vendin e fundit duke arritur në vrtëm 836 mjete të regjistruara për herë të parë në këto 8 muaj.

 

LEXO EDHE: “Stina e përmbytjeve”/ KASKO, siguri maksimale për makinën tuaj

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat