-1.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSulmet në Detin e Kuq, dyfishohen kostot e sigurimit për anijet

Sulmet në Detin e Kuq, dyfishohen kostot e sigurimit për anijet

Kostot e sigurimit për anijet që kalojnë Detin e Kuq janë thuajse dyfishuar pasi Grupi “Houthi” sulmoi një anije cisternë, shkruan agjencia e lajmeve “Reuters”.

Luftëtarët Houthi, të lidhur me Iranin, filluan sulmet me dronë dhe raketa në rrugë ujore në nëntor në shenjë solidariteti me palestinezët në Gaza. Në më shumë se 70 sulme, ata fundosën dy anije, rrëmbyen një tjetër dhe vranë të paktën tre marinarë.

Javën e shkuar ishte anija-cisternë me flamur grek, Sounio, e cila u sulmua nga raketa të shumta duke e dëmtuar dhe duke shkaktuar edhe ndotje mjedisore për shkak të rrjedhjes të një sasie të madhe nafte.

Burime nga industria e sigurimeve thanë për “Reuters” se primet shtesë të rrezikut të luftës të paguara për anijet që lundrojnë nëpër Detin e Kuq arritën në 0.75% të anijes nga 0.4% para sulmit.

Ndërkohë disa sigurues aktualisht nuk ofrojnë mbulim për të gjithë rajonin për shkak të rrezikut të mundshëm të fundosjes së cisternës.

LEXO EDHEPërgatituni për më të keqen, mbrohuni me më të mirët/ Sigurimi i Mallit në Transport, minimizim i pasojave financiare

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat