17.5 C
Tirana
Thursday, September 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNdryshimet klimatike dhe Sigurimet në Bujqësi, ja modeli që ka zgjedhur Rumania

Ndryshimet klimatike dhe Sigurimet në Bujqësi, ja modeli që ka zgjedhur Rumania

Ndryshimet klimatike dhe ndikimi ekonomik që ka sjellë për kultivuesit e drithërave në Rumani, për shkak të thatësirës, ka bërë që qeveria rumune të hartojë një model sigurimi për fermerët, i prezantuar nga ministri i Bujqësisë, Florin Barbu.

Rumania është ndër eksportuesit më të mëdhenj të drithërave në BE por valët e zgjatura të të nxehtit këtë verë kanë dëmtuar miliona tonë kultura bujqësore.

 

Siç shpjegoi ministri, ka pasur bashkëpunim me bankat dhe autoritetin rregullator financiar për të krijuar një sistem sigurimi nga rreziku i thatësirës që do të mbulojë 7 milionë hektarë tokë të punueshme.

 

Mekanizmi do të sigurojë kompensim deri në 3,000 lei (671,14 dollarë) për hektar, i cili do të çojë në zhbllokimin e kredive për fermerët rumunë.

 

 

Në të njëjtën kohë qeveria do të miratojë në ditët në vijim rritjen e garancive shtetërore për kreditë bujqësore, dhënien e kompensimit shtetëror deri në 1000 lei (223,71 dollarë) për hektar të dëmtuar.

 

Duke folur për Reuters, Cezar Gheorghe nga AGRIColumn vlerësoi se prodhimi i misrit në Rumani do të bjerë në 6.7 milion tonë këtë vit.

 

 

BUJQËSIA NË SHQIPËRI, ENDE NË MËSHIRËN E KUSHTEVE NATYRORE

 

 

Bujqësia është një nga sektorët e rëndësishëm të ekonomisë shqiptare, Ndaj Sigurimi mbetet një mjet i rëndësishëm i menaxhimit të riskut, i cili ndihmon fermerët të mbrohen nga humbjet financiare për shkak të fatkeqësive natyrore dhe jo vetëm.

 

Dhe kompanitë e sigurimeve në Shqipëri janë të gatshme të marrin përsipër edhe rreziqet në këtë sektor.

 

Duke qenë në këto pozita, edhe në fushën e bujqësisë ka të gjitha mundësitë që të organizojë dhe ta drejtojë atë me shumë sukses. Të organizojë dhe drejtojë edhe sigurimet katastrofike, edhe sigurimet e tjera, të cilat janë në procese diskutimi dhe për të cilat ne kemi mendimet tona, për shkak të eksperiencës sonë”.

 

Ajo që dua të them dhe që është e rëndësishme, tregu i sigurimeve në Shqipëri, sigurimet në bujqësi, sigurimet vullnetare, shëndeti, pasuria janë sigurime me specifika të ndryshme në çdo vend. Secili vend ka specifikat e tij. Ashtu si çdo rreth në Shqipëri ka specifikat e veta. Unë operoj në tre shtete dhe në të trija shtetet, pavarësisht se produkti ka të njëjtin emër, ai ka brenda specifikat e ndryshme që janë shumë të rëndësishme për çdo vend”, shtoi CEO i “SIGAL UNIQA Group Austria”.

 

SIGAL UNIQA Group Austria ka kryer një studim, i cili tregon sa është vlera totale e aseteve të sigurueshme në bujqësinë dhe blegtorinë shqiptare dhe sa është primi vjetor për sigurimin e tyre.

 

“Ne kemi bërë një hulumtim dhe rezulton se totali i aseteve bujqësore që mund të sigurohen në Shqipëri është 2.5 miliardë Euro. Ndërsa primi vjetor për sigurimin e tyre është 80 milionë Euro”.

 

“Kërcënimet në sektorin e bujqësisë janë të shumta, duke nisur nga moti, i nxitur edhe nga ndryshimet klimatike. Por në Shqipëri rreziqet kryesore janë breshëri dhe përmbytjet. Sa i përket pool-eve, ato janë evidente dhe të pranishme në të gjithë tregun shqiptar të sigurimeve duke paguar dëme të çdo lloj natyre”, do të shprehej gjatë një konference ndërkombëtare të mbajtur në Tiranë me titull “Zhvillimi i Sektorit të Sigurimeve – Mundësitë dhe Sfidat në Evropën Juglindore”, Z. Avni Ponari, CEO i kompanisë më të madhe të sigurimeve në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria.

 

ÇFARË OFRON SIGAL UNIQA?

Sigurimi i Bujqësisë dhe Blegtorisë: Mbrojtja nga Rreziqet dhe Dëmet

 

Çfarë siguron kjo policë?

 

Përmes kësaj police sigurohen: ndërtesa, makina dhe makineri bujqësore, investimet ne bujqësi, prodhimi bujqësor, serat, linja dhe teknologji prodhimi blegtoral, kafshët bujqësore dhe kafshë me vlera të veçanta përdorimi, shpendët, baza ushqimore.

 

Ky sigurim mbron biznesin bujqësor dhe atë blegtoral nga zjarri, vjedhja, rreziqet natyrore, sëmundjet, dëmtimet dhe helmimet aksidentale.

 

Çfarë rreziqesh mund të sigurohen?

 

  • Nga të gjitha rreziqet (breshëri, shtërngata, tufani, cikloni, shiu rrebesh dhe zjarri, ngricat, përmbytjet etj.)
  • Cilësinë e prodhimit
  • Rendimenti i prodhimit
  • Garancia e kontratës me Investitorin nëse investitori është i ndryshëm nga fermeri si dhe kjo pikë mbulon dhe kohën e daljes në prodhim.

 

SIGAL UNIQA është e vetmja kompani Sigurimi në Shqipëri që ofron Sigurimin e Bujqësisë dhe Blegtorisë dhe nëse fermat janë të certifikuara me “GLOBAL G.A.P” atëherë tek SIGAL UNIQA do të gjeni çmime 50% më të ulta në krahasim me rrezikun që kompania e sigurimit merr përsipër.

Certifikimi Global G.A.P (Good Agricultural Practice) në bujqësi është një standard ndërkombëtar për praktikat e mira bujqësore.

Ky certifikim siguron se fermerët dhe prodhuesit e ushqimit ndjekin standarde të larta në prodhimin e ushqimit, duke përfshirë mënyrat e prodhimit, trajtimin e bimëve dhe kafshëve, menaxhimin e ujit dhe mbetjeve, si dhe aspektet sociale dhe mjedisore të prodhimit.

“Global G.A.P” është një mjet për të siguruar që ushqimi është prodhuar me kujdes dhe në përputhje me kërkesat e tregut ndërkombëtar duke ndihmuar prodhuesit të hyjnë në tregjet ndërkombëtare, duke treguar se prodhimi i tyre është i sigurt dhe i cilësisë së lartë.

 

Bujqësi (dhe asnjë sektor tjetër i ekonomisë) nuk mund të ekzistojë pa sigurimet. Dhe pa bashkëpunimin qeveri-kompani sigurimesh-fermerë sigurimet në bujqësi nuk mund të jenë kurrë të suksesshme.

 

Për më shumë informacione, mund të shkruani në:

Whatsapp: 068 606 2829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat