Mbrojtësi uruguaian Juan Izquierdo i klubit Nacional, i cili u rrëzua në fushë pasi pësoi një atak në zemër disa ditë më parë, ka humbur jetën.
27-vjeçari u rrëzua në fushë gjatë një ndeshjeje të Copa Libertadores kundër Sao Paulo.
Ishte minuta e 84 e ndeshjes në stadiumin Morumbi kur Izquierdo ra në tokë pa ndjenja. Gjatë ndeshjes ai nuk kishte patur përplasje të forta me lojtarë të tjerë.
Ndihma mjekësore iu dha menjëherë dhe u dërgua për trajtim në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit Albert Einstein por pa mundur ta mbajnë në jetë.
LEXO EDHE: Edhe të rinjtë po i “lë” zemra/ Kardiologu: Çdo ditë ka raste nën 40 vjeç…