“Nuk e përjashtoj mundësinë e një bllokim për Krishtlindje,” tha sot kryeministri britanik Boris Johnson, duke u kërkuar bashkëqytetarëve të tij që të bëjnë dozën e tretë, përforcuese të vaksinës Covid-19.
Duke e lënë të hapur një skenar të tillë, deklarata e Jonson ka kuptim, pasi qeveria britanike planifikon të lëshojë certifikatën e vaksinës , me kusht që qytetarët të kenë bërë të treja dozat e vaksinës së koronavirisit.
Deri më sot, në të gjitha vendet, lëshimi i certifikatës se Covid bëhet për aq kohë sa një person ka bërë të dyja dozat e vaksinës .
Por tani qeveria e Londrës planifikon të kërkojë lëshimin e një certifikate shëndetësore vetëm për ata që bëjnë 3 doza.
Në Britani është hapur platforma për dozën e tretë përforcuese të vaksinës për personat mbi 40 vjeç.