24.5 C
Tirana
Thursday, September 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet10 qytetet më të sigurta në botë për të jetuar. Ja ku...

10 qytetet më të sigurta në botë për të jetuar. Ja ku rënditet Tirana

Shumica e njerëzve në botë tani e quajnë një qytet “shtëpi”, duke e bërë sigurinë një konsideratë të rëndësishme kur vendosin ku do jetojnë.

Gjetja e një destinacioni të sigurt redukton ankthin dhe frikën, qoftë kur jeton aty, qoftë kur udhëton drejt atij vendi.

 

Por, sigurisht, ka një gamë të ndryshme të mbrojtjes nga një vend në tjetrin dhe nga një qytet në tjetrin. Kur zgjedhim një qytet për të jetuar, kemi parasysh punën që do të bëjmë atje, koston e jetesës e shumë faktorë të tjerë.

Por, një faktor i rëndësishëm është edhe shkalla e kriminalitetit në atë qytet.

Ky element analizohet nga “Numbeo“, një portal që krahason statistika të ndryshme nga vende dhe qytete të botës, si kostoja e jetesës, çmimi i ushqimit dhe banesave, ndotja, cilësia e jetës, trafiku dhe shërbimet shëndetësore, ndër të tjera.

Por, ky portal gjithashtu përditëson periodikisht një indeks krimi për qytetet botërore dhe bën një renditje.

Sipas të dhënave më të fundit, top 10 qytetet më të sigurta janë:

  1. Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe – me një indeks sigurie prej 88.1
  2. Ajman, Emiratet e Bashkuara Arabe – me një indeks sigurie prej 84.
  3. Doha, Katar – me një indeks sigurie prej 84.
  4. Taipei, Tajvan – me një indeks sigurie prej 83.7.
  5. Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe – me një indeks sigurie 83.7.
  6. Ras al-Khaimah, Emiratet e Bashkuara Arabe – me një indeks sigurie prej 92.9.
  7. Muscat, Oman – me një indeks sigurie 80.6.
  8. Hagë, Holandë – me një indeks sigurie prej 79.6.

7. Trondheim, Norvegji –  me një indeks sigurie prej 79.4.

8. Mynih, Gjermani – me një indeks sigurie prej 79.4.

9. Bern, Zvicër – me një indeks sigurie prej 79.2.

10. Ljubljana, Slloveni – me një indeks sigurie prej 78.8.

Në anën tjetër, qytetet më pak të sigurta përfshijnë Karakasin në Venezuelë, Pretoria e Afrikës së Jugut dhe Port Moresby në Papua Guinea e Re, me indekse sigurie nën 20.

 

Sa i përket kryeqytetit shqiptar, Tiranës, sipas “Numbeo”, Indeksi i krimit është 40.7, ndërsa ai i sigurisë 59.30, duke e rënditur atë në vendin e 61 në Europë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat