8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKërkesa rrit çmimet në bregdet/ Deri në 4 mijë €/m2 në zonën...

Kërkesa rrit çmimet në bregdet/ Deri në 4 mijë €/m2 në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë

Kërkesa për blerjen e apartamenteve apo njësive tregtare është rritur në 6 muajt e parë të këtij viti nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Janë të huajt ata që po investojnë në pasuri të paluajshme në bregdetin e Vlorës.

Përafërisht kërkesa është rritur me 20%. Blerësit e huaj tregojnë më shumë interes për blerje prone me qëllim investimi. Ata kërkojnë apartamente por dhe vila përgjatë bregdetit.

Ka kërkesa për prona në Vlorë, në Lungomare, Uji i Ftohtë e deri në Radhimë. Kryesisht janë blerës nga Polonia, Ukraina por dhe Gjermania”, shprehet Daniel Mustafaraj agjent imobiliar.

Kjo shpjegon dhe rritjen e vazhdueshme të çmimeve për ndërtimet e reja. Sot në Vlorë nuk gjen apartament nën 1600 euro/metri katror, ndërsa në resorte, 4 mijë euro metri katror.

Çmimet janë rritur çdo muaj. Në Lungomare fillojnë me 1600 euro metri katror, ndërsa në zonën elitare tek Uji i Ftohtë shkon deri në 4 mijë euro/metri kator”, tha ai.

Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se vitin e kaluar, biznese dhe individë të huaj kanë investuar në Shqipëri më shumë se 1 miliard euro dhe afro 55% e totalit u përqëndrua në pasuri të paluajtshme, industri nxjerrëse dhe aktivitete financiare.

LEXO EDHE: Sigurimi i Shtëpisë, mbrojtje për të ardhmen

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat