Dy fëmijë kanë mbetur të lënduar ditën e sotme në qytetin e Vlorës pasi janë përplasur nga një makinë në zonën e “Ujit të Ftohtë”.
Sipas policisë, shtetasi P. S., 75 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, duke drejtuar automjetin tip “Alfa Romeo”, ka aksidentuar në rrugë dy fëmijë, 8 dhe 12 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.
LEXO EDHE: Kujdes me shpejtësinë! Shtohen urgjencat nga traumat, 18 aksidente çdo ditë