Vala e të nxehtit që po përjeton vendi ynë ka shkaktuar viktimën e parë.
Një i moshuar, 72 vjeç, është gjetur i pajetë këtë të martë nga të afërmit e tij në një parcelë bujqësore.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Memaliajt dhe dyshohet se i moshuari ka ndërruar jetë si pasojë e temperaturave të larta.
Sipas verifikimeve të kryera nga grupi hetimor i moshuari nuk kishte shenja dhune në trup, duke hedhur poshtë dyshimet për vrasje dhe konfirmohet se vdekja ka ardhur si pasojë e të nxehtit.
LEXO EDHE: “Një javë ferri” në Shqipëri/ Impakt jo vetëm mbi shëndetin, por edhe mbi ekonominë