9.5 C
Tirana
Saturday, November 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKurseni kohë dhe para/ Avantazhet e sigurimit Online të makinës, shëndetit, pronës...

Kurseni kohë dhe para/ Avantazhet e sigurimit Online të makinës, shëndetit, pronës…

Të ka mbaruar Sigurimi i makinës apo i Shëndetit? Do të udhëtosh jashtë Shqipërisë dhe të duhet “sigurim në udhëtim”? Ke takim në një ambasadë të huaj dhe të duhet siguracioni?

Nuk ke pse del nëpër këto temperatura ekstremisht të larta për të gjetur zyrën më të afërt të kompanisë së sigurimit.

SIGAL UNIQA, kompania lider në tregun e sigurimeve, ishte ndër të parat kompani që falë iniciativave të njëpasnjëshme, të bukura dhe inovative duke dashur të jetë jo vetëm afër klientëve, i mundëson çdokujt aksesimin direkt në siguracionin që i nevojitet pa qenë nevoja të dalë nga shtëpia apo vendi i punës, po mbi të gjitha më thjeshtë dhe më lirë.

“Siguracioni në dorën tuaj” është slogani që simbolizon perfekt atë çfarë ofron sot për të gjithë klientët SIGAL ONLINE, duke filluar që nga blerja e siguracionit të pasurisë, shëndetit apo automjetit etj dhe informimi në kohë rekord se si të veprosh në rast dëmi.

Ju mjafton një celular ose laptopt dhe akses në internet dhe me disa klikime në www.sigal.com.al ju mund të merrni në kohë rekord çdo sigurim që ju nevojitet.

Përse është i rëndësishëm blerja online e siguracioneve?

1- Komoditet

Mund ta bleni nga shtëpia, zyra, apo kudo që të ndodheni nëpërmjet telefonit tuaj, pa qenë nevoja të shpenzoni kohë të tepërt për të kërkuar një zyrë, apo një agjent që t’ju shërbejë. Falë ndërfaqes me përdorim mjaft të lehtë, e gjithë proçedura është lehtësisht e kuptueshme dhe e përdorshme, duke mundësuar blerjen në çast të policës që ju nevojitet.

2 – Pagesa të shpejta dhe të sigurta

Edhe nëse s’jeni shumë të informuar në lidhje me mënyrën e pagesës Online, platformat e policave të sigurimit mundësojnë pagesë të shpejtë të primit të sigurimit nëpërmjet mënyrave të sigurta dhe të mbrojtura të kryerjes së transaksioneve. Për më tepër, mund të merrni në çast përllogaritjen e primit tuaj si dhe të merrni çdo informacion mbi proçedurat vijuese, si raportimi i dëmit dhe verifikimi i vlefshmërisë së policës, në çdo kohë.

3 – Asistencë 24 orë

Edhe nëse keni vështirësi fillestare në përdorimin e platofrmës së blerjeve Online, SIGAL ofron asistencë 24 orë me anë të së cilës operatori mund t’ju udhëzojë hap pas hapi deri në mbyllje të procedurës.

  1. Më Lirë

Një nga pikat më të forta të shitjes së sigurimeve online janë përfitimet monetare që sjell për blerësit. Si klient, kur blini policën e sigurimit Online, ndihmoni siguruesin të kursejë kostot operative dhe komisionet e ndërmjetësve. Dhe për shkak se e gjithë proçedura ndodh Online dhe është pa shkresa, kostot ulen më tej.

LEXO EDHE: Automjet, pronë, shëndet, jetë…/ SIGAL UNIQA, më e madhja dhe më e besuara kompani sigurimi edhe për 5-mujorin 2024

Për çdo pyetje që mund të keni, shkruani në Whatsapp: +355 68 606 2829

Ose dërgoni një e-mail në: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat