14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTakimi me "UN Women Albania"/ SIGAL UNIQA, e para kompani sigurimi që...

Takimi me “UN Women Albania”/ SIGAL UNIQA, e para kompani sigurimi që firmos “Parimet e Fuqizimit të Grave”

Drejtues të SIGAL UNIQA Group Austria pritën në një takim përfaqësues të UN Women në Shqipëri.

Gjatë takimit, Z.Avni Ponari, CEO i “SIGAL UNIQA Group Austria”, u shpreh se kompania që ai drejton po krijon në vazhdimësi një mjedis pune ku të gjithë individët mund të shprehin më të mirën e aftësive të tyre, duke inkurajuar fuqizimin e grave në të gjitha kompanitë e Grupit

Drejtues të SIGAL UNIQA Group Austria pritën në një takim përfaqësues të UN Women në Shqipëri.

Gjatë takimit, Z.Avni Ponari, CEO i “SIGAL UNIQA Group Austria”, u shpreh se kompania që ai drejton po krijon në vazhdimësi një mjedis pune ku të gjithë individët mund të shprehin më të mirën e aftësive të tyre, duke inkurajuar fuqizimin e grave në të gjitha kompanitë e Grupit dhe duke u kujdesur që kontributi i tyre të vlerësohet siç duhet.

Ndërkohë ai ritheksoi angazhimin e tij për të ndërmarrë hapa më të mëdhenj dhe më të shpejtë për fuqizimin e grave në vendin e punës dhe në komunitet.

Z.Ponari vuri në dukje në mënyrë specifike kuotat e grave dhe pozicionet e tyre në hierarkinë e Grupit “SIGAL UNIQA”, i cili vepron jo thjesht si lider i tregut të sigurimeve por edhe si një model në sektorin privat të biznesit për Fuqizimin e Grave.

“Si CEO i “SIGAL UNIQA Group Austria”, jam i përkushtuar në zbatimin e politikave që forcojnë pozicionin e gruas në kompani. Jam i lumtur të pohoj se, aktualisht numri i grave në administrën e SIGAL UNIQA e ka tejkaluar atë të burrave duke përbërë 51.3% të totalit.

Ndërsa në nivel menaxherial numri i tyre arrin në rreth 42% me premisa për tu rritur akoma më tej në të ardhmen.  Ne besojmë fort se, barazia gjinore nuk është vetëm një impenjim moral për kompaninë, por edhe një strategji biznesi.

Duke nxitur një vend pune të larmishëm dhe gjithëpërfshirës, ku gratë kanë mundësi të barabarta për tu rritur profesionalisht, ne jo vetëm që po bëjmë gjënë e duhur, por gjithashtu nxisim kreativitetin dhe rritje të qëndrueshme për kompaninë tonë në veçanti dhe shoqërinë në tërësi”, u shpreh ndër të tjera ai.

Z.Ponari shtoi më tej se, praktikat e qeverisjes koorporative të SIGAL UNIQA bazohen në standardet ndërkombëtare dhe udhëhiqen nga vlerat për të cilat Grupi është zotuar, në mënyrë që të garantojnë drejtësi dhe qëndrueshmëri në të gjitha hapat e ndërmarrë.

Përfaqësuesi i “UN Women” në Shqipëri, Michele Ribotta, u shpreh i kënaqur për takimin me drejtues të kompanisë ndërsa i falenderoi këta të fundit për faktin se Parimet e Fuqizimit të Grave janë pjesë përbërëse e vlerave të SIGAL UNIQA dhe se ato zbatohen në punën e përditshme të kompanisë, në të trija shtetet ku ajo operon, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Parimet e Fuqizimit të Grave ofrojnë një mundësi për SIGAL UNIQA dhe sektorin financiar në Shqipëri për të udhëhequr me shembuj në promovimin e fuqizimit të grave në ekonomi. Kur gratë kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të komunitetit të tyre, në fund të fundit përfitojnë të dyja gjinitë dhe shoqëria në përgjithësi”, tha ndër të tjera Ribotta.

Më pas z.Ponari dhe z.Ribotta firmosën edhe “Parimet e Fuqizimit të Grave” me SIGAL UNIQA që bëhet e para kompani sigurimi që ndërmerr një hap të tillë.

SIGAL UNIQA është themeluar në Shkurt të vitit 1999 dhe prej më shumë se 25 vjetësh udhëheq tregun shqiptar të sigurimeve, jo vetëm sa i përket primeve dhe dëmeve por edhe sa i përket risive dhe inovacionit që ajo sjell vazhdimisht.

Përmes rreth 2400 punonjësve dhe agjentëve në mbi 1200 zyra në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, SIGAL UNIQA i shërben çdo ditë mbi 1,2 milionë klientëve.

LEXO EDHEProfesionalizëm, inovacion dhe dëmshpërblim në kohë/ SIGAL UNIQA rrit peshën e saj në Sigurimet e Shëndetit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat