15.5 C
Tirana
Friday, October 18, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreJetë, shëndet, pasuri.../ Çfarë është sigurimi vullnetar dhe pse nevojitet

Jetë, shëndet, pasuri…/ Çfarë është sigurimi vullnetar dhe pse nevojitet

Në një botë ku çdo individ, familje apo sipërmarrje është e rrezikuar nga rreziqe të shumta, sigurimi vullnetar është mënyra më efektive për tu mbrojtur financiarisht.

Çfarë është Sigurimi Vullnetar?

Sigurimi vullnetar është ai sigurim, të cilin individët, familjet dhe bizneset zgjedhin të marrin me dëshirë, për të mbrojtur shëndetin, jetën apo pasuritë e tyre nga rreziqe specifike.

Ndryshe nga sigurimet e detyrueshme, sigurimi vullnetar ofron një gamë më të gjerë opsionesh dhe mbulimesh, duke ju lejuar të përshtatni planin e sigurimit sipas nevojave tuaja specifike.

Sigurimi i Jetës: Është një kontratë ndërmjet një të siguruari dhe siguruesit, në të cilën siguruesi, në këmbim të primit të sigurimit, premton që do të paguajë një shumë të caktuar parash me vdekjen e individit të siguruar.

Sigurimi i Jetës është i lidhur ngushtësisht me konceptin e vdekjes së parakohshme.

Vdekja e parakohshme, në këndvështrimin e sigurimit, nënkupton ndarjen nga jeta të një kryefamiljari, pa përmbushur ende detyrimet e tij financiare, si rritja dhe edukimi i fëmijëve, kujdesi për persona të tjerë nën varësi, shlyerja e një kredie afatgjatë etj.

Sigurim Privat Shëndeti: Mbulon shpenzimet mjekësore, trajtimet emergjente, kontrollet rutinë etj.

Sigurim i Pasurisë: Mbrojtje për shtëpinë, apartamentin, vilën, pronën komerciale, sendet personale, inventarin dhe çdo investim tjetër nga rreziqe të ndryshme si: zjarr, eksplozion, përmbytje, tërmet, vjedhje etj.

Sigurimi KASKO: KASKO është sigurimi vullnetar i mjetit motorik për dëmet e shkaktuara vetë mjetit motorik nga rreziqet e parashikuara në kontratë dhe të përzgjedhura nga vete klienti.

Shëndeti në Udhëtim: Mbrojtje gjatë udhëtimeve brenda dhe jashtë vendit, duke përfshirë mbulimin për shpenzimet mjekësore, riatdhesimet, anulimet e udhëtimeve etj.

Sigurimi nga Aksidentet: Mbrojtje financiare për individin apo familjen e tij në rast të ndonjë ngjarje aksidentale dhe të paparashikuar.

Pension Privat: Një fond pensioni privat i jep mundësinë individëve që të investojnë kursimet e tyre periodike, me idenë e kursimit deri në vitet e pensionit, që më pas merren si këste mujore së bashku me interesin e fituar përgjatë viteve.

PSE SIGAL UNIQA? 

SIGAL UNIQA është jo vetëm kompania lider në Shqipëri, por gjithashtu kompania që ofron mbi 50 produkte sigurimi dhe promotore e risive dhe inovacioneve në tregun e sigurimeve.

SIGAL UNIQA ka 25 vite që operon në treg dhe ndër pikat më të forta mund të citojmë:

–  Mbi 121 milionë Euro asete në Shqipëri

– 500 milionë Euro dëme të paguara në 25 vjet

– 1.5 milionë klientë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut

– Mbi 1 milionë Kontrata sigurimi

– Vlerësim me “A” nga “Standard & Poors”

– Risigurim i portofolit me risiguruesit më të mëdhenj në botë

Të sigurohesh do të thotë ti kthesh personalitetin dhe dinjitetin vetes dhe të mos kërkosh ‘lëmoshë’ të tjerëve kur keni më shumë nevojë.

Sa kohë që ngjarjet e papritura, aksidentale dhe fatkeqësitë natyrore nuk mund t’i parashikojmë dhe për pasojë as t’i parandalojmë, më e pakta që mund të bëjmë është të sigurohemi.

Merrni një ofertë duke shkruar tani në:

Whatsapp: 068 60 62 829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat