Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu pasditen e sotme tregun e rrobave të përdoruara dhe disa banesa në “Qafë Hardhi”, në Shkodër.
Deri tani raportohet për dëme të mëdha në dy vila dhe katet e para të dy pallateve.
Në një postim në Facebook, kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci shprehet se është kërkuar ndihmë nga Emergjencat Civile, ndërkohë që kanë mbërritur zjarrfikëse nga Malësia e Madhe, Lezha dhe Ulqini.
Ngjarje të tilla, me kosto të mëdha financiare, ndodhin vazhdimisht. Prandaj, ne këshillojmë që çdo banesë të ketë sigurimin e duhur në mënyrë që kur të ndodhë diçka e papritur apo aksidentale të mos mendojmë se ku do ti gjejmë paratë për rikuperimin e saj.
Sigurisht, Sigurimi i Shtëpisë nuk ju mbron vetëm nga zjarri por edhe nga rreziqe të tjera si:
- Tërmeti
- Breshëri
- Përmbytja
- Stuhia, etj.
Mbrojtja e shtëpisë tuaj fillon me sigurimin e duhur
Gjetja e mbulimit të duhur mund të duket e vështirë, sidomos kur nuk ke njohuritë e duhura. Prandaj, kontakti me specialistët e SIGAL UNIQA do t’ju ndihmojë shumë pasi ata i bëjnë gjërat më të thjeshta duke krijuar për ju një plan sigurimi të përshtatshëm.
Çdo pronë është e ndryshme ndaj dhe mbulimi duhet të jetë gjithashtu i ndryshëm.
Por mos neglizhoni edhe një element tjetër po kaq të rëndësishëm, “Sigurimi i përgjegjësive të palëve të treta”.
Duke patur këtë sigurim, ju mund të qëndroni të qetë ose të shkoni me pushime pa e kthyer kokës pas. Edhe nëse prona e fqinjit dëmtohet si pasojë e një ngjarjeje që nis nga e juaja, jeni sërish të mbrojtur financiarisht.
Sa kushton Sigurimi i Shtëpisë?
Sigurimi i Pronës kushton shumë pak. Në SIGAL UNIQA ai nis nga vetëm 5,000 Lekë në vit ose më pak se një kafe në ditë.
Siguroni Shtëpinë, Siguroni të Ardhmen Tuaj!
LEXO EDHE: Pse Sigurimi i Shtëpisë në SIGAL UNIQA?