Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Fier.
Sipas policisë, një automjet tip “Ford” ka dalë jashtë rruge.
Mësohet se drejtuesja e mjetit, 34 vjeç, është dërguar për në spital.
“Më datë 13.06.2024, rreth orës 10:00, në Kafaraj, shtetasja M. B., 34 vjeçe, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar shtetasja M. B., e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, thonë policia.
LEXO EDHE: Rritje vit pas viti/ Shqipëria regjistron çdo ditë mesatarisht 11 aksidente rrugore