14.5 C
Tirana
Friday, September 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNis zbatimi i regjimit të lirë të trafikut ndërkufitar mes Shqipërisë e...

Nis zbatimi i regjimit të lirë të trafikut ndërkufitar mes Shqipërisë e Kosovës

Duke nisur nga dita e sotme hyn në fuqi regjimi i lirë i trafikut në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, pjesë e marrëveshjeve të nënshkruara mes dy qeverive.

 

Sot fillon zbatimi i regjimit të lirë të trafikut lokal të kufirit në hapësirën prej 30 km nga të dy anët e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës, në pikat e veçanta të kalimit kufitar. Ndërsa në Pikat Kufitare të Morinës dhe Vermicës do të ketë korsi të dedikuara për kalimin e lehtësuar të kufirit”, shkruan ministri i brendshëm Taulant Balla.

 

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, firmosur më 26 nëntor 2021, zona kufitare e lëvizjes së lirë të banorëve me leje të trafikut lokal kufitar është deri në 30 km brenda territorit të palëve nënshkruese dhe shtetasit në të dyja anët do të përfitojnë shërbime të njëjta si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri, sikur të jenë shtetas të të dyja vendeve.

Kjo marrëveshje synon lehtësimin e procedurave dhe qarkullimin e banorëve të zonës kufitare, të cilët kanë të drejtë të qëndrojnë në zonën kufitare të palës tjetër, me kusht që kohëzgjatja e qëndrimit të tyre të mos jetë më e gjatë se 90 ditë brenda 180 ditëve.

Banorët e zonës kufitare do të lejohen të kalojnë kufirin tokësor në bazë të regjimit të trafikut lokal kufitar, duhet të jenë të pajisur me një dokument të vlefshëm identifikimi; lejen e trafikut lokal kufitar; të mos jenë subjekt i një mase të ndalimit të hyrjes në territorin e palëve nënshkruese ose që nuk përbëjnë kërcënim për rendin publik, sigurinë e brendshme, shëndetin publik apo marrëdhëniet ndërkombëtare.

LEXO EDHE: Me ju në çdo km/ Udhëtoni pa shqetësime me “SIGAL UNIQA AutoSOS”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat