14.5 C
Tirana
Friday, September 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShpërblimet për Kombëtaren shqiptare në "Euro 2024"

Shpërblimet për Kombëtaren shqiptare në “Euro 2024”

Vetëm 3 ditë na ndajnë nga starti i Kampionatit Europian të Futbollit “Gjermani 2024” dhe emocionet tashmë sa vijnë dhe shtohen.

Mes 24 kombëtareve pjesëmarrëse në këtë event madhor është edhe Shqipëria, e cila me kualifikimin në finalet e Euro 2024, ka siguruar nga UEFA minimalisht 9.25 milionë euro.

Por kjo shumë mund të rritet akoma më shumë gjatë ndeshjeve pasi UEFA shpërblen çdo ekip në rast fitoreje apo barazimi.

Në këto kushte një fitore e Kombëtares tonë do të jetë 1 milionë euro, ndërsa në rast barazimi 500 mijë euro.

Çdo kombëtare që kalon grupet do të shpërblehet me 1.5 milionë euro, ndërsa 2.5 milionë euro për çdo ato që arrijnë në çerekfinale.

Ekipet gjysmëfinaliste do të marrin 4 milionë euro, ndërsa fituesi do të marrë 8 milionë euro, nga krahu tjetër për finalistin që humbet do të jepen 5 milionë euro.

LEXO EDHE: VIDEO/ Capital T publikon këngën zyrtare të Kombëtares për “Euro 2024”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat