-0.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPensionet private pranë kufirit të 40 mijë anëtarëve/ "SIGAL UNIQA Fond Pensioni",...

Pensionet private pranë kufirit të 40 mijë anëtarëve/ “SIGAL UNIQA Fond Pensioni”, më i madhi sa i përket aseteve neto

Tregu i pensioneve private vullnetare u rrit më tej në tremujorin e parë të këtij viti.

Të dhënat e nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se tregu po i afrohet kufirit të 40 mijë anëtarëve.

Gjatë tremujorit të parë të vitit, numri i anëtarëve të fondeve arriti në 39,910 anëtarë, në rritje me 4.53% që nga fillimi i këtij viti dhe me 7.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Megjithatë, kjo rritje vjen mbi një bazë të ulët dhe depërtimi i këtyre skemave ngelet ende shumë modest.

Numri i individëve që kontribuojnë për një pension privat mbetet në afërsisht 3% të numrit të përgjithshëm të të punësuarve në vend, çka tregon një nivel ende shumë të ulët të mbulimit me fonde private të pensioneve.

Sipas raportit, gjatë periudhës janar-mars 2024, në tregun e pensioneve private ushtruan aktivitetin e tyre 6 fonde pensioni me një total asetesh neto prej 7,019.85 milionë lekë (68.24 milionë euro) dhe me një rritje prej 282 milionë lekë (4.18%) krahasuar me 31.12.2023.

Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, deri më 31.03.2024 rezulton 39,910 anëtarë dose 1.730 më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Sa i përket numrit të anëtarëve, Credins Pension mbetet në krye me afro 48% të totalit, e ndjekur nga SIGAL UNIQA Fond Pensioni me 31%.

Për nga vlera e aseteve neto, fondi më i madh mbetet “SIGAL UNIQA Fond Pensioni” duke zënë 41% të totalit të tregut ose e përkthyer në shifra 2,865,668,319 lekë.

PSE “SIGAL UNIQA Fond Pensioni” mbetet zgjedhja e parë për një pleqëri të qetë financiarisht?

Ekspertiza: Me mbi 18 vjet përvojë në fushën financiare, “SIGAL UNIQA Fond Pensioni” ofron njohuri të thellë në këtë fushë duke ofruar zgjidhje për të përmbushur nevojat unike të kompanisë suaj dhe jo vetëm.

Përshtatja: “SIGAL UNIQA Fond Pensioni” bashkëpunon ngushtë me çdo klient për të projektuar një plan pensioni që përputhet me synimet e biznesit dhe preferencat e individëve.

Siguria: “SIGAL UNIQA Fond Pensioni” mundëson sigurinë dhe mbrojtjen e investimeve të punonjësve tuaj, duke investuar në instrumenta financiarë të besueshëm (Obligacione Shtetërore).

Emri i madh në treg: Duke qenë pjesë e ‘SIGAL UNIQA Group Austria’ dhe ‘UNIQA Insurance Group’, ky fond është një garanci më shumë për çdo individ apo biznes.

Bonuse për klientët

Me anëtarësimin në SIGAL UNIQA FOND PENSIONI, krahas kursimeve tuaja që rriten, keni mundësinë që vetëm me kartën e anëtarësisë të përfitoni nga bonuset fantastike që ju ndihmojnë të kenë akses në shërbime e produkte cilësore.

Ligji i ri 

Në nëntor 2023, hyri në fuqi ligji i ri “Për fondet e pensionit privat”, që ka sjellë rritje të ndjeshme të incentivave fiskale për kontributet në fondet private të pensioneve.

Me ligjin e mëparshëm, kufiri maksimal për lehtësitë tatimore mbi kontributet në pensione private, është vlera më e vogël, që del nga krahasimi i shumës 200 mijë lekë dhe 15% të të ardhurave vjetore bruto të anëtarit.

Sipas ligjit të ri, kufiri maksimal mujor i përjashtimit tatimor do të rritet deri në nivelin e pagës minimale të miratuar, që aktualisht ka arritur në 40 mijë lekë në muaj.

Me nivelin aktual të pagës minimale, shuma e kontributeve e përjashtuar nga tatimet do të arrinte sot në 480 mijë lekë në vit ose 140% më shumë krahasuar me pragun aktual prej 200 mijë lekësh. Edhe kontributet e pensionet privat të derdhura nga punëdhënësi në favor të punëmarrësit do të përjashtohen nga tatimi në të njëjtën masë.

Ligji gjithashtu parashikon që pensionet të mos tatohen në përfitim për pjesën e kontributeve, por vetëm për kthimin nga investimi, me kusht që tërheqja të bëhet me pagesa mujore të shtrira në të paktën dy vite dhe jo në mënyrë të menjëhershme, pas përmbushjes së kushteve ligjore për përfitimin e pensionit privat.

Për çdo pyetje kontaktoni me këshilltarët e “SIGAL UNIQA Fond Pensioni”:

Web: www.fondisigal.com.al

E-mail: [email protected]

Tel: + 35544511666

LEXO EDHE18 vjet “SIGAL UNIQA Fond Pensioni”/ Ponari: Mijëra qytetarë dhe biznese na kanë besuar mirëqenien e tyre financiare

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat