14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMbi 140 mijë qytetarë marrin nën 150 euro në muaj/ Qytetari me...

Mbi 140 mijë qytetarë marrin nën 150 euro në muaj/ Qytetari me 45 vite punë: Pensioni më del vetëm për kafe

Një pensionist ka thënë për emisionin“Good Morning Albanians” se pensioni që ai merr i del vetëm për kafe.

Para kamerave ai ka thënë se për 45 vite pune pensioni i tij është 200 mijë lekë të vjetra.

Sipas tij, ndonëse ka punuar gjithë jetën, tashmë është i qetë sepse jeton me djalin dhe lë vetëm një pjesë shumë të vogël në banesën ku jeton me familjen dhe me  djalin, ky i fundit është ai që heq edhe shpenzimet më të mëdha të familjes.

Unë marr pas 45 viteve punë 200 mijë lekë të vjetra. Shyqyr kemi fëmijët në shtëpi, lë shumë pak në shtëpi, pjesën tjetër e mbaj vetë se vetëm për kafe më del. Unë kryetar familje kam djalin, s’jam unë. Për mua do më mjaftonte ta kisha 300 mijë lekë pension. Qiranë, ujin, dritat, i paguan të gjitha djali”, tha pensionisti për Euronews Albania.

LEXO EDHE: Pse një fond pensioni privat? Sa i sigurtë është ai?

Mbi 140 mijë qytetarë marrin nën 150 euro në muaj

Në zonat rurale janë 96,418 qytetarë me një pension në masë të ulët. Teksa rreth 86,00 gëzojnë pension pleqërie, 5,636 invaliditeti, 3,880 pension familjar dhe më pak të aksidentuarit në punë.

Pensioni mesatar për këto kategori vijon nga 1,884 lekë për familjarët e deri në 11,051 lekë për pensionet e pleqërisë.

Por me masë më të ulët se 150 euro ka dhe në qytet, ku qytetarët që kategorizohen përfitues për pensionin familjar marrin një shumë deri në 8 mijë e 558 lekë.

LEXO EDHEQytetarët drejt pensioneve private/ Ponari: Evropa s’ka pensione më të larta por ka tre sisteme pensionesh, Shqipëria vetëm një

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat