Më poshtë sjellim pamjet e një aksidenti të ndodhur mesditën e djeshme në by pass-in e ‘Rrugës së Arbrit’, shoferi i këtij furgoni pasagjerësh humb kontrollin e del nga rruga duke u batuar në anë.
Për pasojë mbetën të dëmtuar pasagjerët që ndodheshin në këtë mjet, njëri prej të cilëve vijon të jetë në spital.
Pamjet tregojnë qartë se furgoni ishte i vetëm në rrugë kur ndodhi ngjarja. Ndryshe nga sa tha deklaroi drejtuesi i tij në polici.
55-vjeçari nga Tirana, i cili u vu në pranga, u tha efektivëve se shkak për aksidentin ishte bërë një makinë tjetër që i kishte prerë rrugën…
“Specialistët e Seksionit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin A. L., 55 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”. Mesditën e djeshme, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit, furgoni që drejtonte 55-vjeçari (automjet për transport ndërqytetas të qytetarëve) ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë dëmtuar pasagjerët në këtë automjet”, thotë ndër të tjera Policia në njoftimin e saj.
LEXO EDHE: 54 viktima dhe 635 të plagosur nga aksidentet rrugore në 4 muaj, INSTAT: Në rritje muaj pas muaji