14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEMA miraton insulinën e parë javore të diabetit në botë

EMA miraton insulinën e parë javore të diabetit në botë

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka miratuar insulinën e parë javore në botë për trajtimin e pacientëve të rritur me diabet.

Kështu, do të reduktohet numri i administrimit të insulinës në vetëm një herë në javë në krahasim me administrimin ditor që bëhet aktualisht.

Në një vit, nga minimumi 365 injeksione shkohet në 52. Këtë e ka bërë të ditur kompania farmaceutike ‘Novo Nordisk’.

Përveçse ndihmon në përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientëve, insulina e re javore ka një ndikim edhe në aspektin e qëndrueshmërisë mjedisore, duke nxitur reduktimin e emetimeve të CO2.

Ky është një lajm i mrekullueshëm, 101 vjet pas zbulimit të insulinës, e cila mund të ketë një ndikim pozitiv në menaxhimin e diabetit.

Sot, terapia me insulinë kërkon që pacienti të administrojë insulinë të paktën një herë në ditë me një ndikim që varion nga vetë menaxhimi i terapisë deri te sferat sociale, të punës dhe psikologjike të personit dhe familjeve të tyre.

Kjo terapi inovative do të përmirësojë jashtëzakonisht cilësinë e jetës së pacientëve me diabet, duke thjeshtuar trajtimin.

Të dhënat tregojnë se 50% e njerëzve me diabet që kërkojnë terapi me insulinë vonojnë fillimin e trajtimit me më shumë se dy vjet, me pasoja në menaxhimin e sëmundjes dhe ndërlikimet e saj.

LEXO EDHEProfesionalizëm, inovacion dhe dëmshpërblim në kohë/ SIGAL UNIQA rrit peshën e saj në Sigurimet e Shëndetit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat