11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetA do ta bëjë qeveria sigurimin dentar të aksesueshëm nga të gjithë?

A do ta bëjë qeveria sigurimin dentar të aksesueshëm nga të gjithë?

Nëse një projektligji do të avancojë më tej, qytetarët në SHBA një ditë mund të gëzojnë kujdes dentar me kosto më të ulëta.

Kjo falë Sigurimit Dentar, i cili aktualisht përfitohet nga një pjesë e shoqërisë, të cilët e përfitojnë së bashku me paketat e tjera të sigurimit shëndetësor.

Sipas hartuesve, qëllimi është “t’ua bëjmë më të lehtë njerëzve që të kujdesen për buzëqeshjet e tyre”.

Aktualisht në SHBA, pa patur sigurim dentar, për çdo shërbim te dentisti, kostoja financiare mund të jetë  qindra ose mijëra dollarë. Ky lloj shpenzimi, veçanërisht tani, i lë shumë amerikanë pa ndonjë mundësi të dukshme për marrjen e kujdesit në kohë.

Në disa shtete, më e mira që mund të shpresohet është të jesh në listën e pritjes për një takim teksa numri i dentistëve që pranojnë “Medicaid, mbulimi i qeverisë për familjet me të ardhura të ulta, është shumë i vogël.

Shumë njerëz pa sigurim dentar drejtohen në urgjencë

Pa asnjë opsion tjetër për kujdesin dentar, shumë njerëz shkojnë direkt në shërbimin urgjencës, duke shtuar shpenzimet dhe pritjet më të gjata që shumë besojnë se do të shmangeshin nëse do të kishin edhe sigurimin dentar.

Por urgjencat dhe qendrat shëndetësore, të financuara nga qeveria, nuk janë gjithashtu një opsion ideal për marrjen e kujdesit dentar, pasi kryesisht japin vetëm receta për ilaçe kundër dhimbjeve, përfshirë edhe antibiotikë.

Kjo jo vetëm që dështon të ofrojë një zgjidhje afatgjatë, por gjithashtu kontribuon në krizën e varësisë nga ilaçet dhe krizës së rezistencës antimikrobike, që të dyja në rritje të pakontrolluar jo vetëm në SHBA por edhe në mbarë botën.

LEXO EDHEQindra milionë euro investime, inovacion dhe mundësi për këdo/ Pse Sigurimi i Shëndetit vijon të ketë vetëm 1 emër

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat