14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetStudimi: Rreziku nga përmbytjet në Evropë mund të dyfishohet deri në vitin...

Studimi: Rreziku nga përmbytjet në Evropë mund të dyfishohet deri në vitin 2050

Humbjet nga “përmbytjet ekstreme” në Evropë mund të dyfishohen deri në vitin 2050, si rezultat i ngrohjes globale dhe zhvillimit të vazhdueshëm socio-ekonomik, thotë një raport i ri i një ekipi kërkimor evropian.

Nga viti 2000 deri në vitin 2012, përmbytjet i kushtuan Bashkimit Evropian mesatarisht 4.9 miliardë euro, ose rreth 6.8 miliardë dollarë, në vit, vlerëson studimi. Ndërsa deri në vitin 2050, teksa përmbytjet veçanërisht të mëdha pritet të bëhen më të shpeshta, kjo shumë mund të rritet në 23.5 miliardë euro.

Për më tepër, përmbytjet dhe ngarkesat financiare që rrjedhin prej tyre, mund të kenë edhe pasoja politike,

Në Austri, 10 vjet më parë kishim përmbytje vërtet të mëdha, duke shkaktuar humbje miliarda euro”, thotë Mechler. “Ishte një stres me të vërtetë i madh edhe për politikat fiskale të vendit duke shkaktuar edhe një krizë buxhetore çka solli edhe rrëzimin e qeverisë. Ky nuk është faktori i vetëm, por sigurisht që ishte një faktor shoqërues që prodhoi një krizë.”

Sa i përket humbjeve monetare, rreth 2/3-at ka të ngjarë të rrjedhin nga zhvillimi, pasi më shumë ndërtesa dhe infrastruktura ndërtohen në zona gjithnjë e më të cenueshme ndaj përmbytjeve. Pjesa e tretë e mbetur do të vijë nga ndryshimi i klimës, i cili parashikohet të ndryshojë modelet e reshjeve në të gjithë Evropën.

Austria, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Skandinavia janë veçanërisht “më shumë të rrezikuara nga përmbytjet“, thotë Mechler.

Nëse lumenjtë po vërshojnë në Evropën Qendrore, ata ka të ngjarë të përmbytin edhe rajonet e Evropës Lindore. Ne duhet të përgatitemi për një stres më të madh në mekanizmat e financimit të riskut,” thotë Stefan Hochrainer-Stigler, një bashkëautor i studimit.

“Ne duhet të rishqyrtojmë mekanizmat e avancuar për të financuar këto rreziqe nëse duam të jemi në gjendje të paguajmë shpejt dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse për rimëkëmbjen”, vijon ai.

Studimi u botua në revistën “Nature Climate Change”.

Kujtojmë se, edhe Shqipëria mbetet një ndër vendet më të rrezikuara nga fatkeqësitë natyrore.

Sipas përllogaritjeve të FMN, Shqipëria humb çdo vit si pasojë e fatkeqësive natyrore (zjarre, përmbytje, tërmete) mbi 198 milionë dollarë në vit, 16.5 milionë në muaj apo rreth 550 mijë dollarë në ditë.

Ndërkohë, gati 5 mijës shqiptarë dëmtohen ekonomikisht nga fatkeqësitë natyre çdo vit.

LEXO EDHE: Si natyra godet ekonominë/ Mbi 198 milionë dollarë humbje çdo vit, rreth 5 mijë shqiptarë të prekur

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat