14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet'Kequshqyerja po rrit sëmundjet tumorale'

‘Kequshqyerja po rrit sëmundjet tumorale’

Të ushqyerit e shëndetshëm është kthyer në sfidë globale.

Shqipëria hyn në ato vende ku problemet me ushqyerjen i ka të mëdha për shkak të konsumit të ushqimeve të gatshme dhe atyre të procesuara, sidomos nga të rinjtë.

Docentja e Fiziologjisë, dhe Shkencave të të Ushqyerit ( pranë Universitetit të Studimeve Tor Vergata të Romës) Angela Andreoli tha për RTSH se, problemet me ushqimin thërrasin çdo ditë për ndërhyrje konkrete.

Sfidat e ushqyerjes janë të shumta sepse po shohim veprime që shkojnë drejt kequshqyerjes. Kemi probleme me mungesa në ushqim sidomos tek fëmijët dhe të moshuarit,  si dhe probleme me ngarkesën ushqimore. Këto duhen zvogëluar dhe ekuilibruar”, tha Andreoli.

Emergjente sipas profesoreshë Andreolit është parandalimi i sëmundjeve tumorale me burim ushqimet.

Kemi një rrije të sëmundjeve tumorale që lidhen me të uqyerit jo të mirë.Kjo jo vetëm për faj të konsumatorit apo zgjedhjeve të tij por edhe për faj të prodhuesve të cilët po I ofrojnë tregut gjithnjë e më shumë ushqime të  procesuara e të paketuara për të cilat çalon shumë transporti , kushtet e ruajtjes etj”, shtoi ajo.

Doktoresha rekomandon të rinjtë që të konsumojnë mëngjesin.

“Mos dilni nga shtëpia pa ngrënë mëngjes. Kjo është shumë e rëndësishme. Shumë nuk e bëjnë dhe kanë pasoja në shëndet“, tha ajo.

LEXO EDHE: Reflektim në shtëpinë e “Big Brother Vip”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat